Është rinovuar shtegu i atletikës në qendrën sportive në Kavadar

Premtimi zgjedhor i kryetarit të Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev për rinovimin e rrugës për atletikë në qendrën sportive “Jasmin”, është realizuar, shkruan Vërtetëmatësi

Gjjatë vititt 2018 është realizuar edhe asfaltimi i shtegut për atletikë, ndërtimi i qendrës sportive dhe është instaluar ndriçimi i ri në terren dhe në shtegun për atletikë.

Shtegu i atletikës nga ana e jashtme është rregulluar me skeda të reja, ndërsa shtrati është ndërruar me asfalt me trashësi prej 5 cm me sipërfaqe prej 3.150 metra katror. Përkrah asfaltimit të shtegut, projekti përfshiu edhe zgjerimin e pjesë me gjatësi prej 100 metra, si dhe rivitalizimin e ndriçimit publik. Në suaza të këtij projekti është kryer ndërrim i tërësishëm i rrjetit nëntokësor në 14 shtyllat ekzistuese të vendosura rreth shtegut për atletik.

Në një pjesë mediumeve dhe ne ueb-faqen e Komunës së Kavadarit janë publikuar informacione dhe fotografi.

Rinovimin i shtegut për atletikë në qendrën sportive “Jasmin” përmendet edhe mes projekteve të realizuara në Llogaridhënien (faqe 3) e kryetarit Jançev për dy vitet e mandatit të tij. Për rikonsturktimin e kësaj qendre sportive thuhet:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button