Komunistët rusë kërkojnë të risjellin “Zotin” në Kushtetutë

Një shekull pas revolucionit Bolshevik gjërat duket se kanë ndryshuar në Rusi teksa partia komunsite kërkon rikthimin e “Zotit” në tekstin e kushtetutës së vendit, transmeton TopChannel.

Kreu i partisë komuniste Gennady Zyuganov tha së fundmi se komunizmi e ka origjinën nga kristianizmi, ndësa kritikët e tij thonë se kjo do të bënte dhe “Lenini të varr të mos ndjehej rehat”.

“Kur unë studioja Biblën, psalmin e apostullit Paul … aty gjeta sloganin kryesor të komunzmit: Kush nuk punon nuk ha. Prandaj në shumë mënyra kodi i ndërtimit të komunzimit është te Bibla”, thotë Zyuganov.

Patriarku ortodoks Kirill e mirëpriti propozimin por ai nuk u mor seriozisht nga deputetë të tjerë të parlamentit Duma.

Ata thanë se parimet e Zyuganov kanë qenë shpeshherë larg doktrinës së pranuar të komunizmit. më parë ia ka quajtur Jezusin “komunisti i parë në tokë”.

Para krijimit të Bashkimit Sovjetik Rusia ishte një vend shumë fetar dhe kisha ishte e integruar me shtetin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button