Vetëm “Sputnik-u” serb pa luftë shqiptare në Maqedoni

Botimi në gjuhën serbe i agjencisë së lajmeve “Sputnik” (në pronësi të shtetit rus) para disa ditësh (06.02.2020) ka dalë me një titull spektakolar “Luftë shqiptare në sfondin e fushatës në Maqedoni”, transmeton Meta.mk.

Pohimi i tillë, i shprehur në titull, por edhe në përmbajtjen e tekstit, ku theksohet se midis partive shqiptare në Maqedoni po zhvillohet një “luftë e vogël e vërtetë”, nuk ka asnjë lidhje me realitetin shkruan “Vërtetmatësi.mk“.

Përballë asaj që ky artikull tendencioz i fryn narracionit se partitë shqiptare po zhvillojnë një “luftë”, në fakt bëhet fjalë për betejë politike midis partive në bllokun shqiptar. Asgjë më ndryshe, as më e ashpër se fushata e partive në bllokun maqedonas. Në të dy korpuset politike, dallimet midis partive në pushtet dhe opozitës janë mjaft të theksuara, veçanërisht për shkak se është periudhë zgjedhore dhe e fushatave (megjithëse ajo ende nuk ka filluar zyrtarisht). Pra, nga “lufta” e “Sputnik-ut” në realitet nuk ka as “L”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button