(VIDEO) Në çadër pas tërmetit, 58 vjeçari: Në darkë sikur vjen vdekja, është shumë ftohtë

Ky është Myslym Gjyli 58 vjec, që fati nuk ka qenë në anë e tij. I braktisur nga familja, vajza dhe gruaja e parë ai u detyrua të martohej për hërë të dytë por nuk arritën dot të ksihin një fëmijë që sot kur ai ka nevojë ti gjendjej pranë, transmeton OraNews.

Ndërsa vajza nga martesa e parë e ka braktisur që prej 15 vitesh.

58-vjeçari sot në pamundësi fizike sytë i ka nga shteti që ta ndihmojë.

‘’Të paktën të vejë dorë shteti, cfarë do bëhet me ne. Jam i pafuqishëm, se mosha bën punën e vet.’’

Mes dhimbjesh Myslymi tregon vuajtjet e jetesës në çadër në këto ditë të ftohta.

”Vjen darka sikur vjen vdekja, nuk di se si të shprehem aq ftohtë është. Me 4 batanije në kurriz prapë është ftohtë. Siç ka emrin çadër, por njeriu qenka shumë i fortë, shumë i durueshëm dhe duhet me i përballu këto fatkeqësi natyrore.”

Në çadër pothuajse gjithcka mungon por bashkëshortja e tij është përpjekur ta bëj sa më të ngrohtë.

Kjo familje tashmë është me shpresën se dikush do e ndihmojë për të mos iu dorëzuar fatit të hidhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button