Mickoski foli për rastin “Reket” dhe mospjesëmarrjen e VMRO-DPMNE-së në Kuvend

Hristijan Mickoski, lideri i partisë opozitare VMRO-DPMNE foli në lidhje me mospjesëmarrjen e partisë së tij në Kuvend pas 12 shkurtit, si dhe për publikimet e reja për rastin “Reket”, transmeton Portalb.mk.

“Me të vërtetë nuk e shoh më nevojën e pjesëmarrjes së VMRO-DPMNE-së në Kuvend. Gjatë kësaj dite do të kemi Komitet ekzekutiv, do ta diskutojmë këtë çështje dhe opinioni do të informohet në kohën e duhur për hapat e radhës të VMRO-DPMNE-së”, deklaroi Mickoski.

Ai gjithashtu foli edhe për ‘bombat’ e reja për rastin “Reket” të publikuara në Komisionin e Kuvendit nga deputeti Antonio Milloshovski.

“Në regjistrim dëgjohet zëri i ish kryeministrit si e këshillon të dyshuarin e parë në rastin “Reket” Bojan Jovanovskin dhe e pyet kush e financon televizionin, ndërsa ai i tregon si e financon. Nga kjo që e lexova praktikisht bëhet fjalë për mjete, nëse na kujtohet mirë ishin transferuar  nga një biznesmen për ndërtimin e shtëpive për pleq, pjesë e asaj organizatë joqeveritare Bashkimi Ndërkombëtar”, tha Mickoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button