fbpx

Zyrtari rus vrau veten me plumb në kokë në sallën e gjyqit

Një ish-zyrtar i shërbimit në një burg në Rusi ka vrarë veten në gjykatë pasi ai u dënua me tre vjet burg, raportojnë mediat ruse, transmeton OraNews.

Viktor Sviridov ishte kryetari i departamentit të transportit motorik të shërbimit federal të burgut.

Ai u dënua për zhvatje të 155,000 dollarëve nga ish-drejtori i shërbimit.

Pasi gjyqtari urdhëroi që të merrej në paraburgim, Sviridov qëlloi veten në kokë.

Një zëdhënëse e gjykatës e cituar në faqen e lajmeve ruse RBC thotë se ai mendohet se e ka futur armën vetë në gjykatë.

‘’Policia është në vendngjarje. Autoritetet kanë njoftuar një hetim mbi sigurinë gjyqësore pas të shtënave’’, raporton agjensia e lajmeve RIA.

Sviridov ishte i sëmurë me kancer. Ai ishte nën arrest shtëpie para gjyqit, i cili u zhvillua në gjykatën Chertanovsky të Moskës.

Avokati i tij, Grigory Ivanishchev, i tha agjencisë së lajmeve Interfax se klienti i tij priste një aktgjykim jo fajtor dhe “nuk kishte prirje për t’u vetëvrarë”.

“Gjykata injoroi sëmundjen e rëndë,” tha ai. “Unë e lidh këtë [vetëvrasje] me vendimin e gjykatës”.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close