U prezantua modeli i ri i avionit të kompanisë Airbus, MAVERIC (VIDEO-FOTO)

Pas një seri testimesh sekrete, Airbus ka zbuluar dizajnin futuristik të avionëve komercialë me krahë “të përzier” apo “të shkrirë” (angl. blended) bashkë me trupin e avionit. Ky dizajn thuhet që do ta ulë konsumin e karburantit deri më 20%. Prodhuesi francez i avionëve prezantoi një model të aeroplanit duke përdorur një version për demonstrim shumë më të vogël, i cili është kontrolluar nga distanca (teledirigjuar), njofton Portalb.mk.

Prezantimi u bë në Singapore Air Show 2020 të martën më 11 shkurt. Ky model-demonstrim i avionit me krahë “të përzier” e ka emrin MAVERIC – që është akronim për Model Aircraft for Validation and Experimentation of Robust Innovative Controls – dhe është i gjatë dy metra ndërsa 3.2 metra i gjerë.

Testimi thuhet se ka filluar që nga qershori 2019 por projekti, i cili filloi në vitin 2017, u mbajt i fshehur deri këtë muaj. Sipas Airbus, MAVERIC ndihmon të përshpejtohet të kuptuarit e konfigurimeve të reja të avionëve dhe ka arritur teknologjinë e nevojshme ngritur dhe fluturuar një avion kaq rrënjësisht të ndryshëm nga ata që jemi mësuar të shohim deri më tani.

Çfarë është kaq e veçantë për këtë “trup avioni me krahë të përzier” aerodinamik?

Përveç përfitimit për mjedis më të pastër, afërsisht 20% më pak djegie të karburantit në krahasim me modelet aktuale me të njëjtin motor, Airbus thotë se konstruksioni i pazakontë dhe i gjerë i aeroplanit hap mundësi të reja për organizimin hapësinor të kabinës. Për të vërtetuar këtë gjë, kompania prezantoi ​​gjithashtu një seri projektesh që tregojnë se çfarë mund të presin udhëtarët në një avion me krahë të përzier. Gjithashtu, pritet që edhe zhurma të zvogëlohet për shkak të motorit “të mbrojtur” të aeroplanit, i cili është montuar mbi trupin qendror.

Modeli i ri i avionit të kompanisë Airbus, MAVERIC, foto nga Airbus

Ka pasur disa spekulime nëse avionët me krahë të përzier do të kishin dritare të vërteta ose dritare virtuale, me fotografi të projektuara nga jashtë, modeli i prezantuar tregon që ende ekziston mundësia që avionët të kenë dritare të vërteta.

Por atë që fluturojnë me avion, nuk duhet të gëzohen para kohe, sepse raportohet që testet e MAVERIC do të vazhdojnë deri në mesin e vitit 2020, por kompania thotë se nuk ka një datë specifike për futjen e avionit në shërbim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button