Ja cila është arsyeja për shkaktimin e celulitit

Celuliti është një valëzim i qelizave të dhjamosura dhe grumbullim indesh nën lëkurë. Zakonisht ato gjenden në pjesën e kofshëve dhe të vitheve, sidomos te femrat. E bën lëkurën që të ketë një pamje si lëkurë portokalli. Kjo është një formë që shfaqet kryesisht te femrat, e shumë më pak te meshkujt; kjo ndoshta edhe për faktin se qelizat e meshkujve dhe të femrave janë të ndryshme nga njëra tjetra.

Nga se shkaktohet celuliti?

Në të vërtetë nuk dihet saktësisht nga se shkaktohet celuliti, por sipas disa studiuesve të fushës, ai shkaktohet nga një anomali e qelizave të dhjamit. Disa të tjerë mendojnë se ajo shkaktohet edhe nga toksinat në qeliza. Të tjerë ende mendojnë se hormonet janë përgjegjës për krijimin e celulitit. Mirëpo, arsyeja më e kapshme është se celuliti shkaktohet nga mënyra jo e shëndoshë e të ushqyerit.

Një shkak i vërtetë i celulitit!

Arsyeja pse gratë vuajnë më shumë nga kjo gjë shpjegohet me reagimin e qelizave dhjamore te femrat dhe indit lidhës që i mban ato.

Një femër ka inde shumë pak flexibël, kështu, me shtimin e peshës, qelizat dhjamore, shëndoshen e tentojnë të zgjerohen në drejtim të sipërfaqes së lëkurës, duke i dhënë asaj formën e lëkurës së portokallit.

Te meshkujt ka me pak dhjamëra të tilla në sipërfaqe, por gjithashtu edhe pjesa e jashtme e lëkurës së tyre është më e trashë dhe e fsheh mirë atë qe po ndodh në brendësi të saj.

A bëjnë efekt dietat? Ndonjëherë po, ndonjëherë jo, por kjo nuk është mënyra më e mirë që ju mund të veproni. Gjëja më e mirë është që të ushtroni së paku dy herë në javë, ose të ecni sa më shumë që mundeni./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button