RMV, Ali Ekspres sensorët” matin njëlloj sikurse ato shtetërorë

Megjithëse autoritetet hedhin poshtë si jorelevante të dhënat që ato prodhojnë, ndërsa zv. ministri i mjedisit Jani Makraduli para pak kohësh i quajti ata “Ali Ekspres sensorë” (në kuptim – se janë shumë të lirë dhe të thjeshtë) që shërbejnë vetëm për panik rreth ndotjes, por kur i krahasoni të dhënat e marra nga stacionet private të matjes në vend ata tregojnë rezultate të ngjashme me ato që janë fituar nga matësit që i kontrollon Ministria e mjedisit jetësor, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Shpesh dëgjojmë deklarata, nga politikanë të caktuar, për atë se  “Ali Ekspres sensorë” nxisin panik dhe se janë jo cilësorë prandaj desha t’i krahasoj matjet e tyre me ato të stacioneve shtetërore. Por të dhënat flasin ndryshe”, thotë Gorjan Jovanovski, krijuesi i faqes “Ajri im” në të cilën jepen të dhëna nga të gjitha rrjetet e stacioneve matëse – dhe shtetërore ashtu edhe ato to vendosura si nisma private, në kohë reale, dhe janë burimi më i zakonshëm i informacionit për ndotjen e ajrit për qytetarët të cilët interesohen për vlerat aktuale të matura të grimcave PM në ajër.

Grafikët e stacioneve matëse shtetërorë janë me ngjyrë të kaltër, ndërsa grafikët “privatë” janë me ngjyrë të kuqe.

Jovanovski i ka hartuar grafikët duke i krahasuar matjet në disa lokacione ku ka stacione matëse paralele dhe shtetërore edhe privatë për të treguar se matjet e këtyre matësve, edhe pse dukshëm më të lira se ato nga rrjeti shtetëror i stacioneve matëse, prapë ofrojnë të dhëna që janë shumë të ngjashme ose gati identike. me ato të shtetit.

Për shembull, në Karposh 4 të dhënat e një stacioni matës shtetëror i vendosur te ShF Petar Pop Arsov, të krahasuara me atë të një stacioni matës vullnetar të Pulse.eco te ndërtesa e Bankës ProCredit, për të njëjtën periudhë nga 4 deri më 11 shkurt tregojnë se matjet PM10-të janë pothuajse identike, me ndryshime të vogla natyrisht për shkak të vendndodhjeve të ndryshme.

“Ky është vetëm një shembull i shumicës ku mund të shihet se megjithëse një stacion kushton 250,000 EUR dhe tjetri 50 EUR, matjet e tyre nuk janë aq të ndryshme”, thotë Jovanovski, duke shtuar se ndryshimet në matje, megjithëse të vogla, ka shumë gjasë të jenë rezultat e i distancës midis matësve shtetëror dhe privat prej rreth 500 deri në 800 metra, por ato kryesisht i tregojnë të njëjtat tendenca në lëvizjen e cilësisë së ajrit.

Rezultate të ngjashme në të cilat lakoret e matjeve të matësve të privatë dhe të shtetit pothuaj mbulohen plotësisht ka dhënë krahasimi në Qendër, ku distanca midis tyre sikurse në Lisiçe është 800 metra, ashtu që stacioni matës shtetëror gjendet në shkollën fillore “Aleksandri i Madh”, ndërsa matësi privat është afër Kishës Fjala e Shpresës.

“Kjo tregon se Ali Express nuk është aspak më i keq se “Jani Ekspres”. Megjithëse sensorët shtetërorë janë aq të shtrenjtë dhe të sakta, kemi parë që ato të prishen më shpesh, janë të vështira dhe jashtëzakonisht të shtrenjtë për t’u mirëmbajtur, ndryshe nga instrumentet matëse private që funksionojnë vazhdimisht që nga instalimi, ndërsa në periudhat e gjata kur nuk bëhej matja e ndotjes më pas u përdorën nga autoritetet për të manipuluar të dhënat dhe për të treguar më pak ndotje”, komentoi me shaka Marjan Nenov nga “Lëvizja e ajrit të pastër”.

Sipas Nenovit, megjithatë, është e rëndësishme që matësit e pavarur që janë vendosur të certifikohen për të qenë burim i besueshëm i informatave.

Para pak kohësh, në një intervistë për “Meta.mk”, ministri për mjedis jetësor Naser Nuredini nuk ka dashur të komentojë qëndrimin e zëvendësit të tij për “Ali Ekspres sensorët”, por tha se do të donte që stacionet në pronësi të shtetit, të cilat janë të shtrenjta dhe të ndërlikuara për t’u mirëmbajtur, të matin edhe ndotës tjerë në ajër përveç grimcave PM. Ai për këtë vit paralajmëroi instalimin e dy stacioneve shtetërore për matje në Gjevgjeli dhe Manastir.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button