Grenell: Ka përparim, por ka një rrugë të gjatë drejt normalizimit

I dërguari special i presidentit amerikan për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Richard Grenell ka folur për përparimin e arritur gjatë vizitave të tij të fundit në Kosovë dhe Serbi.

I dërguari special i presidentit amerikan për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Richard Grenell ka deklaruar se përkundër arritjes së përparimit, rruga drejt normalizimit të raporteve është e gjatë.

Në paraqitjen e tij në emisionin e gazetarit Hugh Hewitt, duke folur për marrëveshjen e paralajmëruar për trafikun hekurudhor dhe ajror mes Beogradit dhe Prishtinës, Grenell ka thënë se objektivi i presidentit amerikan, Donald Trump është shfrytëzimi i ekonomisë për lëvizjen e çështjeve politike

Ai ka theksuar se gjatë dialogut ishin arritur “disa marrëveshje të vogla”, transmeton Gazeta Express.

“Por, shikojmë drejt rrugës që është para nesh edhe pse është ende e gjatë, në përpjekjen për arritjen e normalizimit. Por, kemi një lloj përparimi”, tha Grenell.

I dërguari special ka thënë se Trump prej tij ka kërkuar ta kuptojë nëse Beogradi dhe Prishtina janë të interesuar për ndonjë lloj të marrëveshjes së qëndrueshme. “Nga ajo që kam mësuar në diskutime me të dyja palët dhe sektorin privat, ata dëshirojnë vërtetë normalizimin në planin ekonomik”, u shpreh Grenell.

Sipas tij, synimi tani është që tregtia të arrijë në një nivel të normalizimit.

“Ajo që kemi kuptuar është se ekziston gatishmëria, trafiku hekurudhor dhe rrugor duhet të normalizohet. Na duhej të kishim fluturimin e parë nga Prishtina për në Beograd pas 21 vitesh. Dhe kështu kemi filluar të punojmë rreth asaj dhe kemi arritur të kemi marrëveshje”, tha ai, transmeton lajmi.net.

Duke folur për luftën në Kosovë, Grenell ka thënë se ishte: “Temë e nxehtë në të cilën ka punuar administrata e Clintonit dhe po ashtu ka qenë e përfshirë edhe NATO”, duke shtuar se ishte i nderuar që ishte ftuar të shkonte në Ballkan për t’u munduar t’i pajtojë dy palët.

Grenell ka insistuar se administrata e Trump në “stilin e tij tipik”, mundohet t’i shtyjë të dyja palët të pajtohen, pa e penguar “idenë amerikane”.

Në vend të kësaj, sipas Grenell, administrata e Trump mundohet t’i shtrojë pyetjen presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti: “A keni gatishmëri politike për të përparuar, të krijoni vendet e reja të punës për të rinjtë dhe vërtetë të ndryshoni gjendjen ekonomike?”. Mendoj se përgjigja është “po”, edhe pse gjendja politike është e vështirë”.

“Me ngulm i kam thënë palëve se do të mbështetemi tek përmirësimi i ekonomisë dhe do të mundohemi të krijojmë vende të reja të punës në mënyrë që ata të qëndrojnë në rajon. Po ashtu, duhet t’i lëmë temat politike në një anë derisa të arrijmë një përparim në ekonomi”, u shpreh Grenell.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button