Presidenti Pendarovski e nënshkruajti dekretin për anëtarësimin e RMV-së në NATO (VIDEO)

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot e ka nënshkruar dekretin për shpallje të Ligjit për ratifikim të Marrëveshjes Atlantike të Veriut.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut me 114 vota “pro” dje e miratoi Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes Veriatlantike. Ligji është me veprim të anulueshëm dhe do të hyjë në fuqi pasi Spanja ta ratifikojë Protokollin për anëtarësimin tonë në NATO. Pas seancës flamuri i Aleancës Veriatlantike u ngrit para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ambasadorja e SHBA-së në NATO, Kej Bejlli Haçinson konfirmoi se të gjithë që presin flamuri i Maqedonisë së Veriut të fillojë të valëvitet para selisë së Aleancës në Bruksel sa më shpejtë, në pranverë.

Haçinson sot në Bruksel do të merr pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të shteteve anëtare të Aleancës. Në brifingun e sotëm me gazetarë ajo ka theksuar se në takim do të bisedohet për prioritetet vijuese dhe kahet e dhëna “në samitin e NATO-s vitin e kaluar në dhjetor”.

Një nga prioritetet këtë vit është zgjerimi i Aleancës edhe me një vend, Maqedoninë e Veriut pasi kaloi ratifikimin e Parlamenteve të të gjitha shteteve anëtare.

“Flamuri i Maqedonisë do të valojë para Brukselit në pranverë. Aleatët tanë nga Maqedonia kanë bërë punë të shkëlqyeshme me reformat. Lëvdata për durimin dhe liderizmin në zgjidhjen e (problemit) me emrin që ka qenë kyç për fillimin e mbarë procesit për anëtarësim”, ka thënë ajo.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për atë nëse mosmiratimi i ligjit të ri për mbrojtje e vë në rrezik nenin pesë të Kartës së NATO-s për mbrojtje kolektive, përkujtoi se Maqedonia e Veriut gjithsesi do të jetë e obliguar ta respektojë.

Neni pestë i Kartës së NATO-s është një nga shtyllat më të rëndësishme të Aleancës, ai parashikon se sulmi ndaj një vendi anëtar konsiderohet si sulm ndaj të gjitha tjerave.

“Neni pesë për mbrojtje kolektive do të jetë detyrim që del nga marrëveshja sapo Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotfuqishme, ne e nënshkruam protokollin aderues dhe sapo të gjitha NATO aleatët ta ratifikojnë, Karta do të zbatohet mbi Maqedoninë e Veriut, ndërsa neni pesë do të jetë detyrim”, deklaroi Stoltenberg.

Në seancën e djeshme parlamentare folën presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, kryeministri Oliver Spasovski, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, koordinatori i grupeve të deputetëve, deputetë, mes të cilëve edhe liderët e BDI-së dhe PDSH-së, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi. Foli edhe një përfaqësues i NATO-s.

Inkuadrimi drejt Aleancës Veriatlantike nuk është shkelja e vetme në anëtarësimin në organizatën ndërkombëtare. NATO është aleancë e shteteve që bazohet në solidaritetin e ndërsjellë politik dhe në mbrojtje dhe mbi vlerat e përbashkëta. Anëtarësimi në aleancën më të fuqishme ushtarake në botë është privilegj por edhe përgjegjësi e madhe, theksoi presidenti Pendarovski.

“Që nga inkuadrimi ynë drejt Partneritetit për paqe në vitin 1995 ne u angazhuam në mënyrë aktive të kontribuojmë drejt ruajtjes së paqes ndërkombëtare dhe stabilitetit, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar si kanosja më e madhe e sigurisë në botën bashkëkohore të globalizuar. Përkushtimin tonë ndaj kësaj detyre dhe solidaritetin me aleatët e NATO-s e dëshmuan përmes pjesëmarrjes aktive në më shumë misione të aleancës në rajone të ndryshme në botë gjatë viteve të kaluara”, porositi presidenti i shtetit në seancën solemne.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button