Seancë gjyqësore për rastin “Durmo Turs”
Në Gjykatën Penale të Shkupit sot do të mbahet gjykimi për aksidentin e autobusit në Llaskarcë, njofton Portalb.mk.
Seanca do të mbahet një ditë para përvjetorit të aksidentit, gjegjësisht më 13 shkurt.
Autobusi i kompanisë “Durmo Turs” nga Gostivari më 13.02.2019 rreth orës 17 i vozitur nga Manoil Ttrifunovski (49) ka humbur kontrollin dhe ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës Tetovë – Shkup, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në hendek në afërsi të fshatit Llaskarcë. Numri i viktimave ka arritur në 16, ndërsa 39 persona të tjerë u shtruan nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.
Rastin e udhëheq gjykatësja Dijana Gruevska- Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik Darko Jakimovski.
Të akuzuar janë 6 persona, dhe atë, pronari i kompanisë transportuese “Durmo Turs”, Durmish Beluli, përgjegjësi i kompanisë, Remzi Miftari dhe vozitësi i autobusit, Manoil Trifunovski. Këta ngarkohen për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”, ndërkaq tre të punësuarit e stacionit të kontrollit teknike, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski akuzohen për pjesëmarrje në kryerjen e veprës penale.
GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU