Oferta bombastike e Napolit për Kumbullën

Marash Kumbulla është duke zhvilluar një sezon fantastik me Hellas Veronën në Serie A, transmeton OraNews.

Qendërmbrojtësi shqiptar e konkretizoi formën e shkëlqyer që po kalon edhe në sfidën e fundit ndaj Juventusit të cilën Verona e fitoi me shifrat 2-1. Sipas medieve italiane dhe më konkretisht Gazzetta Dello Sport, Kumbulla tashmë vlerësohet 30 milionë euro dhe për të marrë shërbimet e tij ka nisur një luftë e ethshme mes klubeve më të mëdha të Europës.

Për momentin Napoli është klubi i vetëm që ka bërë hapa konkretë për 20-vjeçarin shqiptar duke i ofruar Veronës 21 milionë euro plus 4 të tjera në formë bonusi. Ndërkohë ekipet e tjera që kanë shprehur interes për shqiptarin janë edhe Interi, Juventusi, Lazio dhe klubet e Manchetserit në Premie League.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button