Në Autokomandë nuk është ndërtuar poliklinika e re

PREMTIM: Ndërtimi i poliklinikës së re në vend të Autokomandës së vjetër

[Burimi: Programi zgjedhor i Boris Gerogievski, kryetari i Komunës së Gazi Babës, faqe 19: Afati: viti 2019]

ARSYETIM:

Premtimi për ndërtimin e poliklinikës së re deri në vitin 2019, është premtim i parealizuar i kryetarit të Komunës së Gazi Babë-s, Boris Georgievski. Premtimi është pjesë e programit të tij zgjedhor në zgjedhjet lokale (2017-2020) “Jetë në Gazi Babë! Për të gjithë!” (faqe 19).

Ambulanca ekzistuese në rr. “Bapçor”, në lagjen “Autokomanda” është e vjetër dhe ndërtesë e rrënuar, e cila jo vetëm që nuk përmbush nevojat e qytetarëve por nuk është as e sigurt për dhënien dhe shfrytëzimin e shërbimeve mjekësore. “Autokomanda” është lagje qendrore në Komunën e Gazi Babë-s, me më shumë banorë dhe më lehtë e qasshme nga të gjithë banorët në komunë, me çka ndërtimi i poliklinikës së re në vend të ambulancës së vjetër dhe rrënuar, pikërisht në “Autokomandë”, është objekt strategjik i cili  do të jetë i qasshëm nga të gjithë qytetarët dhe do të afrojë mbrojtjen shëndetësore primare dhe sekondare më afër qytetarëve. Poliklinika do të pajisjet me mjetet më bashkëkohore të mbrojtjes mjekësore primare dhe sekondare. Ndërtimi i poliklinikës do të përfundojë së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë, thuhet në programin parazgjedhorë të Georgievski-t. 

Premtimin e vet për ndërtimin e poliklinikës së re në Autokomandë, kryetari i Komunës së Gazi Babës e përsëriti edhe në shtator të vitit 2018 kur me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, vizituan ambulancën në Autokomandë dhe Hekurudhë, si dhe poliklinikën në Çento.

Ndërtimi i poliklinikës së re është objekt i mirë strategjik i cili do të jetë lehtësisht i qasshëm për të gjithë qytetarët e komunës dhe do të afrojë mbrojtjen shëndetësore primare dhe sekondare deri te qytetarët. Komuna është në fazën miratimi të dokumentacionit të detajuar urbanistik ku me poliklinikën e re do të ketë edhe përmbajtje të tjera në pjesën e shëndetësisë dhe sociales, të cilat do të ju mundësojnë qytetarëve të Autokomandës në një vend nevojat më të rëndësishme shëndetësore dhe sociale, theksoi atëherë Georgievski. (Nova Makedonija)

“Vërtetmatësi” dërgoi disa pyetje deri te Komuna e Gazi Babës, rreth asaj deri ku është ndërtuar poliklinika e re në Atuokomandë. Prej aty na u përgjigjën se Komuna në periudhën e kaluar ka ndërmarr aktivitetet e nevojshme për këtë projekt që të fillojë realizimi i tij.

Kemi punuar në ndryshimin e Planit të detajuar Urbanistik për Autokomandën, prej ku është paraparë rritje e kateve të këtij objekti, diçka që deri tani ka qenë problem për fillimin e projektit, në pajtim me normat e Ministrisë së Shëndetësisë. Me miratimi e PDU- së së re, i cila tashmë është në procedurë, mundësohet që ky projekt të fillojë me realizim, duke lënë mundësi që si investitor të paraqitet ministria ose të shfrytëzohet mundësia për partneritet publiko-privat. Komuna e Gazi Babës së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë në periudhën e fundit shqyrtojnë të gjithë mundësitë dhe shpresojmë se së shpejti qytetarët e Autokomandës do të ketë një objekt shëndetësore dhe bashkëkohorë, na u përgjigjën nga Komuna e Gazi Babës. 

Duke pasur parasysh që afati për ndërtimin e poliklinikës në Autokomandë (viti 2019 – dhënë në programin zgjedhor të Georgievki) ka skaduar, deri më tani (07.02.2020) objekti as nuk ka filluar që të ndërtohet, këtë premtim të kryetarit të Gazi Babës e vlerësojmë si të parealizuar. 

BURIMI: VËRTETMATËSI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button