Dhimbjet e kokës dhe kilet e tepërta luftohen vetëm me këtë çaj

Nuk ka asgjë më të keqe se të zgjohesh në mëngjes me një dhimbje të tmerrshme koke që të ka lënë gjumi gjatë natës. Ka një pije të ngrohtë që jo vetëm kuron dhimbjen e kokës, por gjithashtu mund të të ndihmojë edhe për rënien në peshë, transmeton Class.

Duket e pamundur për të qenë e vërtetë, por kjo pije, në të vërtetë ekziston.

Çaji i xhenxhefilit është ajo që të duhet. Xhinxheri përmban magnez, zink dhe minerale të tjera. Sipas Medical Daily, “xhinxheri ka aftësinë që të reduktojë dhimbjet e kokës në të njëjtën mënyrë si aspirina dhe ibuprofeni.” Një studim i publikuar në Lancet ka provuar se “rrënja e lashtë ndihmon edhe për të qetësuar problemet me stomakun.

Po kështu, çaji i xhinxherit të ndihmon edhe për rënien në peshë. Sipas dietologes Yumna Sadiq, “xhinxheri përmirëson qarkullimin e gjakut dhe e bën trupin të djegë më shumë energji.” Është provuar se xhinxheri është një produkt natyral që të ndërpret oreksin, duke bërë kështu që të hash më pak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button