Zaev foli për koalicionet me partitë shqiptare, opozitën dhe Ligjin për Prokurorinë

Zoran Zaev, lideri i LSDM-së dhe kandidati i mundshëm për kryeministër nga kjo parti në zgjedhjet e 12 prillit, ka folur për koalicionet parazgjedhore dhe taktizimet e opozitës, transmeton Portalb.mk.

“Ata e dinë se nuk do të fitojnë në zgjedhje. Që të ndalesh dhe me paturpësi ta mbrosh krimin, i kalon të gjithë kufijtë. Kështu nuk ndodh as në Tunguzi. Ata e dinë se do t’i humbasin zgjedhjet dhe prandaj kalkulojnë sot”, deklaroi Zaev në lidhje me opozitën e cila pritet të mos e voton propozim-ligjin e Qeverisë për Prokurorinë publike.

Ai theksoi se çdokush që nuk ka qëndrim në lidhje me PP-në, do të paguan çmimin duke mbet në opozitë.

“Analizat tregojnë se çfarë do të ndodhë. Nuk dua askush të shkojë në burg nëse nuk dëshmohet. Dëshiroj dhe detyrë është të sigurohet, gjykata t’i sjellë vendimet në bazë të dëshmive dhe argumenteve, nëse duhet dikush do të përgjigjet, nëse nuk duhet secili është i lirë”, deklaroi Zaev.

Ai gjithashtu ka theksuar se partia opozitare po kryhen presion mbi deputetët që po mbështesin Ligjin për Prokurorinë publike.

Zaev deklaroi se ka të drejtë të mendon për koalicionim me partitë shqiptare, duke e konsideruar si të natyrshme.

“Unë thashë, në shekullin 21 ka shumë helme, helmi më i madh është nacionalizmi”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button