“Spiderman-ni” që pastron plehrat

Të përdorësh kostumin e heroit të Spider Man me qëllim eleminimin e mbetjeve platike në vend. Ky është 36 vjeçari në Indonezi, nisma e të cilit për këtë fenomen problemtaik pati impakt të madh te qytetarët, transmeton OraNews.

Një 36-vjeçar është motivuar nga personazhi i spidermanit për të inkurajuar bashkëqytetarët me problematikën e mbetjeve në vendin e tyre.

I riu nga Indonezia ka nisur fushatën kundër mbetjeve nën ndikimin e proverbës së famshme të personazhit superhero Peter Parker ose i njohur ndryshe Spider-Man, që thotë se “Me fuqinë e madhe vjen përgjejgësia e shkëlqyer”.

Rudi Hartono ka nisur me fushatën e tij për eleminimin e mbejtjeve që kanë bllokuar qytetin në bregdetin perëndimor të ishullit Sulavvesi në Indonezi.

Sot, ai është një superhero i veshur me kostumin e  Spider Man-it teksa shkon nëpër plazhe, rrugë dhe kanale për të pastruar mbeturinat, duke pasur në vëmendje më së shumti materialet plastike.

“Në fillim kam bërë të njëjtën gjë, pra kam pastruar mbetjet por pa veshur këtë kostum që kam tani dhe nuk tërhoqa vëmëndjen e njerëzve që të më bashkoheshin për të mbledhur plehrat në të mirë të komunitetit. Por, pasi vesha kostumin e njohur vura re që përgjigja e publikut ishte e jashtëzakonshme.”

Hartoono tregon se blerja e kostumit në fillim ishte me qëllimin e vetëm për të kënaqur nipin e tij që si shumë fëmijë të tjerë adhuron përsonazhin e Spider-Manit.

Një qytetar u shpreh se tërheqja e njerëzve erdhi pikërisht nga kjo gjë dhe se ishte e nevojshme për ti inkurajuar ata të ishin pjesë e kësaj nisme.

“Na duhej një model kreativ për të nxitur angazhimin e njerëzve në mbrotjen e mjedisit”.

Hartoon zakonisht nis mbledhjen e mbeturinave si spiderman përpara se të nisë punën e tij në një kafe në 7 të mëngjesit.

Përpjeket e tij  kanë vënë në qendër të vëmëndjes për çështjen e mbeturinave në rang kombëtar.

Nga ana tjetër kjo nismë e tij ka patur edhe impakt televiziv teksa së fundmi Hartoon është ftuar në studio televizive dhe emisione i veshur me kostumin e super heroit teksa tregon nismën dhe punën e tij në mbrojtje të mjedisit.

“Minimizimi i plastikës është gjëja më e rëndësishme që duhet bërë sepse plastika është e vështirë të dekompozohet”.

Sipas një studimi të revistës Science, Indonezia është vendi i katërt më i populluar në botë që gjeneron në total 3.2 milionë ton mbeturina në vit me gati gjysmën e kësaj sasie që përfundon në det.

I njëjti studim vlerësoi gjithashtu arkipelagun e më shumë se 17,000 ishujve si prodhuesi i dytë më i madh në botë i ndotësve plastikë në oqeanet pas Kinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button