“Reket”: Në gjykatë u tregua fotografi e Janevës në dhomën e ditës me një tufë parash në tryezë

Ndër mesazhet që u lexuan në Gjykatën penale themelore në Shkup nga ekspertiza e celularit Bojan Jovanovski-Boki 13, kishte disa që ai i kishte shkëmbyer me një kontakt të regjistruar si Vase, duke aluduar për avokatin Vasil Dimishkov, vëllai i gjykatëses në procedurë paraprake Vesna Dimishkova, transmeton 360.

Mesazhet që u lexuan ishin nga fillimi i tetorit 2018 deri në prill 2019, por konteksti i komunikimit midis tyre ishte i vështirë për t’u kuptuar. Aty mund të shihej se ata kishin dërguar fotografi të dokumenteve nga lënda “Perandoria”, gjegjësisht mendime nga PSP-ja të dërguara në gjykatë, si dhe më shumë mesazhe që përmes të cilave janë dakorduar të dëgjoheshin në telefon ose të takoheshin kokë më kokë.

“Si je sot, a pushove, të lutemi shih me Nënën deri ku ka mbërri puna”, është përmbajtja e një mesazhi tjetër të 29 Janarit 2019, ku përmendet nofka Nënë, që me gjasë i referohet Janevës.

U lexuan dy porosi me moderatorin Lila Stojanovska, mikeshë e ngushtë e Bokit, e cila në njërin mesazh e informon Bokin se Orce Kamçev kishte ardhur në restorantin “Urania” së bashku me Savovën. Boki përgjigjet vetëm: “Hajvan”.

Kishte mesazhe me biznesmenin e dyshuar në “Banka Postare”, Tome Glavçev, ndërsa mesazhet kishin të bënin me dakordimin e takimeve, informacione se ishin paguar para… Glavçev dëshmoi në seancat e kaluara, por tha se me Bokin kishte qenë në negociata rreth një reklame për kompaninë e tij. .

Përveç mesazheve, prokurorja Ivana Trajçeva prezantoi edhe foto dhe video të marra nga ekspertiza e telefonave. Në një fotografi shfaqeshin disa persona, duke përfshirë Bokin dhe Janevën dhe prokurorja tha se ajo korrespondonte me një mesazh të shkëmbyer me personin Vase, në të cilën shkruan “jam me Nënën”.

Por vëmendjen më të madhe në sallën e gjyqit shkaktuan disa fotografi dhe video prej disa sekondash të ish-prokurores Katica Janeva. Në këto foto shihet Janeva e ulur në divan në dhomën e ditës, e mbuluar në një batanije nga këmbët e poshtë, ndërsa para saj, përkrah një pjate me fruta dhe cigare, është një tufë parash në kartëmonedha prej 500 euro, ku sipas vlerësimit të prokurorisë ka pas rreth 50,000 euro. Ekzistojnë video të shkurtra të kësaj situate, kështu që mund të dëgjohet që ajo të thotë: “Ashtu si të vendosin (ata), ashtu do të planifikojmë”.

Sipas prokurorisë, këto foto dhe video në të cilat shihen paratë janë bërë më 4 Shkurt 2019. Ka edhe disa foto të Janevës nga periudha nëntori 2018 – shkurt 2019. Disa prej tyre, sipas prokurorisë, janë nga lokacioni i njëjtë në rrugën e “Strezovska” dhe aty Janeva shihet e ulur në të njëjtën dhomë duke ngrënë në tryezën e kuzhinës. Ka edhe një fotografi nga zyra e saj në PSP duke mbajtur në dorë një dokument të prokurorisë dhe një foto të restorantit “Den i Noq (“Ditë dhe Natë”) ku ajo ngrihet nga tryeza dhe mban një zarf në duar.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.
Boki
 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button