Erand Sojli i Portokallisë feston 100 vjetorin në Strugë (FOTO)

Erand Sojli, aktori i njohur i shouit “Portokalli”, dje dhe sot ka festuar në Strugë 100 vjetorin e pavarësisë bashkë me familjen e gjerë Sojliu, jo duke bërë humor, por duke marrë pjesë në manifestimet e organizuara nga Komuna e Strugës në nderim dhe respekt të familjarëve dhe pasardhësve të nënshkruesve të pavarësisë që përfaqësuan Strugën në Kuvendin e Vlorës më 28 nëntor 1912.

Erand Sojli deklaroi se ai ndjehet strugan sepse stërgjyshi i tij Nuri Sojliu ka qenë strugan dhe ka firmosur në emër të Strugës pavarësinë e Shqipërisë.

Dukshëm i emocionuar, ai para bustit të Ibrahim Temos i cili ka qenë vëllai i Nuri Sojliut dhe një nga patriotët e mëdhenj me kontribute të çmuara në pavarësinë e Shqipërisë, deklaroi se ata si familje Sojliu ndjehen të vlerësuar që këto figura respektohen në vendlindjen e tyre./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button