Shtiret si i sëmurë me koronavirus, i riu rrezikoi 5 vite burg (VIDEO)

Një shaka pa “kripë” mund t’i kushtojë rëndë një të riu në Rusi, pasi u hoq sikur ishte i prekur me koronavirus, transmeton OraNews.

Në një metro me të cilën po udhëtonte djaloshi i veshur me një maskë mbrojtëse, ai papritur u rrëzua në tokë.

Disa persona tentuan ta ndihmonin por ai filloi të dridhej duke u shtirur sikur kishte dhimbje të shkaktuara nga virusi.

Kjo duket se i ka frikësuar pasagjerët e tjerë të cilët filluan të largoheshin me vrap.

E gjithë skena është regjistruar në kamera në formën e shakasë, por kjo i ka kushtuar rëndë të riut.

Autoritetet e arrestuan për përhapjen e panikut ndërkohë që ai rrezikon deri në 5 vite burg nëse shpallet fajtor.

Videoja e tij u publikua në 2 shkurt ku për pak kohë bëri xhiron e rrjetit. Shumë përdorues e kritikuan ashpër djaloshin për përhapjen e frikës tek qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button