fbpx

Zaev: Po kryhet terror ndaj deputetëve që të mos votohet për Ligjin për Prokurori Publike

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, deklaroi se udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së dhe deputetët e kësaj partie po kryejnë trysni ndaj deputetëve të tjerë që të mos votojnë për Ligjin për Prokurori Publike, njofton Portalb.mk.

Ai thotë se kur Qeveria e ka dërguar në procedurë kuvendore ai ka pasur 80 deputetë – përkrahës të ligjit, por se prej atëherë kanë ndodhur trysni dhe kërcënime ndaj deputetëve. Nëse për ligjin do të sigurohet shumicë prej dy të tretave, Zaev theksoi se do të dihet kur të votohet për atë.

“Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së, një pjesë edhe ish deputetë, kryesisht të dyshuar ose të akuzuar, kryejnë trysni ndaj deputetëve. Më kanë dhënë fjalë 80 deputetëve se do ta përkrahin dhe për atë ligji do të lëshohet. Më kanë dhënë fjalë, por ajo që po ndodh është dramë e vërtetë”, tha Zaev.

Ai shtoi se trysnia që po kryhet ndaj deputetëve është dhjetë herë më e madhe nga ajo që është kryer për ndryshimet kushtetuese.

“Të lejohen deputetët që të vendosin me bindje personale. Unë nuk i kam deputetët në dorë, duar… Çdokush është shumë i vetëdijshëm. Çdokush prej tyre fillimisht është përgjegjës për atë që është zgjedhur dhe i paraqet interesat e qytetarëve në shtëpinë e demokracisë. Besoj se do të miratohet vendim i vërtetë”, theksoi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Ai theksoi se kjo zgjidhje ligjore duhet që të sigurojë funksionim të shtetit ligjor dhe sundim të së drejtës. Ai tha se në të nuk ka kurrfarë amnistie të fshehtë, ashtu siç thekson partia opozitare.

“Edhe incizimet e siguruara me masa të veçanta nuk mundet në bazë të tyre që të ngritët akuzë, për atë patjetër duhet që të ketë prova materiale. Të gjitha akuzat e PSP-së deri më 30 qershor, janë siguruar, janë siguruar edhe lëndët gjyqësore të cilat do të vazhdojnë, ndërkaq disa prej tyre janë me aktgjykime të plotfuqishme. Njëkohësisht për gjithçka që është ngritur pas 30 qershorit jepet mundësi në bazë të provave materiale nëse ka të vazhdojnë, ashtu siç është rasti me Talir 1 dhe 2, ku provat materiale janë bazë e procedurës”, shtoi Zaev.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close