“Slloboden Peçat”, “Veçer” dhe “Nova Makedonija” morën 500.000 nga gjithsej 712.000 euro subvencione qeveritare (Infografik)

Qeveria e publikoi listën me 12 mediat e shtypit që fituan subvencione nëpërmjet programit për shtyp dhe shpërndarje të mediave të shtypit për vitit 2019-të. Sipas të dhënave të publikuara nga Qeveria, në thirrjen për mbështetje financiare për vitin e kaluar janë dorëzuar gjithsej 16 kërkesa, për të cilat janë parashikuar rreth 810.000 euro. Prej tyre, janë miratuar 12 kërkesa për subvencion, gjatë së cilës kompanive botuese të gazetave do t’u ndahen 712.000 euro, njofton Portalb.mk.

Shumën më të madhe për vitin 2019-të do ta marrë “Slloboden Peçat”, në llogarinë se cilës do të paguhen subvencione me vlerë prej 235.015 euro. E dyta në listë sipas lartësisë së subvencioneve është “Veçer”, e për shtyp dhe shpërndarje të gazetave do të marrë 137.176 euro. Gazetës “Nova Makedonija” do t’i ndahen 110.401 euro.

Në listën e mediave të shtypit që do të marrin subvencione janë edhe gazeta “Koha” dhe “lajm”, javoret “Fokus” dhe “Kapital”, mujoret “Ekonomia dhe biznes”, “Fytyrë në fytyrë” dhe “Shenja”, por edhe javoret lokale “Bitollski Vesnik” dhe “Zenik”.

Në sqarimin qeveritar theksohet se katër kërkesa për subvencione janë refuzuar. Te njëra kërkesë nuk janë dorëzuar të gjitha dokumentet, ndërkaq te dy kërkesa është konstatuar se bëhet fjalë për botime speciale, ndërkaq kriteri bazë për shpërndarje është shfrytëzuesit e mjeteve të jenë media të shtypit me karakter të përgjithshëm informativ.

“Një kërkesë është nga një medium i cili është botim falas, dhe nuk e plotëson kriterin i cili thotë “Mediat e shtypit duhet që në tre vitet e kaluara deri në ditën e publikimit të thirrjes publike në vazhdimësi të kenë shitur në treg”, thuhet në sqarimin e Qeverisë për ato media që nuk kanë fituar subvencione.

Mediat kanë pasur të drejtë që të paraqiten në thirrjen publike për mbështetje të mediave të shtypit për vitin 2019-të, i cili u publikua nga qeveria më 29 nëntor të vitit të kaluar. Subvencionet janë ndarë për mediat e shtypit në gjuhën maqedonase me lartësi prej 50% për harxhimet e bëra për shtypje dhe në lartësi prej 50% për harxhimet e bëra për shpërndarje të gazetave. Gazetat që botohen në gjuhë të komuniteteve etnike, subvencionet janë në lartësi jo më të vogla se 50%, por jo më shumë se 70% të harxhimeve të bëra për shtyp dhe shpërndarje, në pajtueshmëri me dokumentet e dorëzuara për vitin kalendarik 2018.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button