NASA lajmëroi për një asteroid të rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në 15 shkurt

Një asteroid do të kalojë pranë planetit tonë më 15 shkurt dhe ka një gjerësi prej 1 kilometër. Një shkëmb hapësinor i kësaj mase mund të vrasë miliona njerëz në zonën ku godet (nëse përplaset me tokën) dhe mund të shkaktojë një katastrofë në shkallë globale, shkruan Top Channel.

Administrata Kombëtare e Menaxhimit të Hapësirës në SHBA thotë se është duke ndjekur avancimin e asteroidit 2002 PZ39, i cili po vjen drejt tokës me shpejtësi prej më shumë se 57,240km/orë, sipas mediave që citojnë ekspertët e NASA-s.

Shkëmbi hapësinor që është i gjerë nga 440 m deri në 990 m, do të bëjë një “qasje të afërt” me planetin tonë rreth orës ndërkombëtare 11:05 (ora shqiptare 12:05) më 15 shkurt.

Nëse një trup i tillë do të përplasej me tokën, mund të ketë pasoja për të gjithë planetin.

“Nëse një meteoroid shkëmbor më i madh se 25m, por më i vogël se një kilometër, do të godiste tokën, do të shkaktonte dëme vetëm në zonën e goditjes. Ne besojmë se një asteroid prej dy kilometrash ose me më shumë gjerësi, ka pasoja për të gjithë planetin”, -thuhet në agjencinë e NASA.

Sipas llogaritjeve trupi do të kalojë 5.77 milionë kilometra pranë tokës, që megjithëse mund të duket si një distancë e sigurt, llogaritjet nuk kanë rezultate absolute dhe mund të ndryshojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button