RMV, Ndihma e Shpejtë do të përforcohet me 70 automjete shtesë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në ngjarjen e sotme me rastin e pikës së rinovuar për vaksina në Poliklinkën Gjorçe Petrov deklaroi se në periudhën që vijon plotësisht do të përforcohet Shërbimi për Mjekësi Urgjente me 70 automjete të reja, njofton Portalb.mk.

“Në periudhën në vijim plotësisht do të përforcohet Shërbimi për Mjekësi Urgjente me automjetet të cilat i presim – janë furnizuar nëpërmjet Ministrisë Shëndetësisë dhe me donacion nga Kina. 70 automjete do të furnizohen në mënyrë përkatëse, para se gjithash që të përforcohet shërbimi në Shkup, por edhe në të gjithë shërbimet urgjente dhe serviset e patronazhit nëpër tërë shtetin”, tha Filipçe.

Përndryshe, të dhënat treguan se RMV-ja ka autoambulancat të vjetra prej më shumë se 1 dekadë, e ndërkaq ekspertët e konsultuar nga Portalb.mk, të cilët më parë janë marrë me servisimin e veturave të autoambulancave të Ndihmës së Shpejtë, kanë vlerësuar se kriter i ndërrimit dhe servisimit të autoambulancave duhet të jetë përdorimi i veturave dhe kilometrazhi i kaluar. U kërkua që të ketë rregullore të veçantë për servisim dhe ndërrim të autoambulancave. Sipas të njëjtit, një autoambulancë e Ndihmës së Shpejtë nuk duhet të ketë më shumë se 10 vjet përdorim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button