Prokuroria e Shkupit ngriti aktakuzë për shpërdorim detyre në Agjencinë e Filmit

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur kallëzim penal për shpërdorim detyre dhe autorizim kundër Drejtores së Agjencisë së filmit, i cili në periudhën nga 21.01.2016 deri në 14.06.2017, duke përdorur pozicionin zyrtar dhe tejkalim të kufijve të autorizimeve zyrtare, për personin juridik Jadran Film ShPKNjP Shkup ka realizuar përfitim të konsiderueshëm pasuror prej 68.000.000 denarë, njofton Portalb.mk.

“Përkatësisht, në kundërshtim me nenin 18 të Ligjit për veprimtari filmike, ajo në mënyrë të paligjshme e ka drejtuar procedurën e përzgjedhjes, pagimit të fondeve të aprovuara dhe mbikëqyrjen e prodhimit të një projekti filmik – një seri me katër sezone me titull “Maqedonia”, njoftuan sot nga Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Pas një thirrje për propozime për financimin e projekteve me interes kombëtar, më 21 janar 2016, në komunikatë sqarohet se e pandehura kishte paraqitur propozim për përzgjedhje të projektit “Maqedonia” dhe ky propozim është pranuar nga Bordi menaxhues i Agjencisë së filmit. Më 10.02.2016, ajo ka nënshkruar marrëveshje me personin juridik Jadran Film ShPKNjP Shkup për të financuar projektin në vlerë prej 283.000.000 denarë pa siguruar garanci bankare në vlerë prej 25 përqind të shumës së aprovuar.

“Me atë rast, nuk është siguruar asnjë konfirmim se janë siguruara fondet të Jadran Film ShPKNjP Shkup në vlerë prej 17.988.750 denarë, deklaratë e detajuar e buxhetit me specifikim të fondeve të planifikuara për realizimin e secilit pozicion sipas çmimit, sasisë dhe numrit, planit të hollësishëm të regjistrimit të serialit me kohëzgjatjen dhe vendndodhjen e deklaruar, dhe nuk ka prova të suksesit, përkatësisht filma të prodhuar më parë nga subjekti juridik në fjalë. Kontrata është lidhur vetëm mbi bazën e një koncepti të bashkangjitur të serive dhe jo të një skenari të hartuar”, thuhet në komunikatë.

Me 26.10.2016 e pandehura ka lidhur një aneks-marrëveshje e cila zvogëlon numrin e episodeve në sezonin e parë nga 25 në 14. Më 27.10.2016, pa miratimin paraprak të Bordit drejtues, theksohet në komunikatë, ajo ka lidhur ankes-marrëveshje të dytë me të cilin lejohet të bëhet pagesë paraprake e fondeve të miratuara për dy fazat e para të sezonit të parë të projektit në vlerë prej 68.000.000 denarë, megjithëse ka qenë e detyruar të bënte pagesat për secilën fazë veç e veç në bazë të një raporti të dorëzuar më parë dhe raport të aprovuar më parë për mjete të shpenzuara me dëshmi për pagesat e kryera.

“Më 23.11.2016 e pandehura ka urdhëruar të bëhet pagesa e shumës, edhe pse e ka ditur që Jadran Film ShPKNjP Shkup nuk kishte vepruar sipas marrëveshjes, përkatësisht nuk ka kryer fazën e parë të projektit – zhvillim dhe përgatitje, nuk ka krijuar kushte për fillimin e xhirimeve, nuk kishte punësuar drejtor të fotografisë, aktorë, montazhist, kostumograf, skenograf, pajisje për incizim dhe kameramanë. Më 14.06.2017, nën të njëjtat rrethana, pas një vendimi paraprak të Bordit drejtues, e pandehura ka lidhur aneks-marrëveshje të tretë për të zgjatur kohën e prodhimit për sezonin e parë dhe duke shkaktuar kështu dëme të konsiderueshme në pronë të Agjencisë së filmit”, kanë njoftuar nga Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Procedurën hetimore në këtë rast fillimisht e drejtoi Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, por gjatë procedurës u konstatua se ishte një vepër penale e abuzimit të pushtetit dhe autoritetit, dhe lënda iu referua Prokurorit Publik kompetent. Shkup. Pas pranimit të lëndës, prokurori publik kompetent ndërmori edhe veprime shtesë hetimore dhe me kërkesën e saj është krye realizuar ekzaminim shtesë i të dyshuarës dhe pas kësaj është ngritur aktakuza në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit.

Paraprakisht për të pandehurën janë përcaktuar masa të sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button