SHBA akuzoi Kinën për pirateri

SHBA ngriti akuza ndaj katër pjesëtarëve të ushtrisë kineze se kanë piratuar rrjetet kompjuterike të agjencisë amerikane të vlerësimit të kreditit Equifax dhe kanë vjedhur të dhëna personale apo sekrete tregtare, njoftuan të hënën zyrtarët amerikanë të zbatimit të ligjit.

Të katër shtetasit kinezë janë anëtarë të krahut kërkimor të ushtrisë kineze dhe akuzohen për komplot për të kryer mashtrim kompjuterik, spiunazh ekonomik dhe mashtrim transaksionesh financiare, thanë zyrtarët.

“Kjo ishte një ndërhyrje e qëllimshme dhe gjithëpërfshirëse në informacionin privat të popullit amerikan,” tha prokurori i përgjithshëm William Barr në një konferencë për shtyp, transmeton Gazeta Express.

Njoftimi vjen ndërsa Departamenti i Drejtësisë po intensifikon ndjekjen penale të rasteve që kanë të bëjnë me spiunazhin kinez, në klimën e tensioneve tregtare midis Uashingtonit dhe Pekinit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button