​Britania: Koronavirusi, kërcënim serioz

Numri i personave që kanë vdekur si pasojë e koronavirusit të ri në Kinë ka shkuar mbi 900 të hënën. Autoritetet britanike e kanë shpallur sëmundjen një kërcënim serioz për shëndetin publik.

Britania e Madhe pritet të luftojë më fort përhapjen e koronavirusit të ri, duke e quajtur atë kërcënim serioz dhe të mundshëm për shëndetin publik.

Ministria e Jashtme britanike njoftoi se do të nxjerrë rregullore të reja për të ndalur përhapjen e virusit, që në vend ka infektuar të paktën 8 qytetarë.

Qindra të tjerë të evakuar ditët e fundit me avionë i janë nënshtruar karantinës dyjavore, transmeton Insajderi.

Statistikat në Kinë u përkeqësuan të dielën me një tjetër rekord ditor prej 97 viktimash, duke vrarë në total të paktën 910 persona prej më shumë se një muaji, ndërsa mbi 40 mijë janë të infektuar.

Në qytetin kinez epiqendër të epidemisë, në Uhan, raportohet se në listën e personave bartës të virusit janë edhe prindërit e tre foshnjave të sapolindura.

Ata po mbahen të izoluar dhe duket se nuk e kanë transmetuar sëmundjen.

“Foshnja ndodhet në spital prej 6 ditësh. E ëma e saj u shfaq me temperaturë rreth dy javë para lindjes dhe po trajtohet me sëmundje të mushkërive, por nga testet nukleike foshnja nuk ka dalë e infektuar,” shprehet një pediatër në spitalin e Uhanit.

Një ekip ekspertësh nga Organizata Botërore e Shëndetësisë janë nisur drejt Pekinit për të ndihmuar me hetimin e epidemisë së përhapur në 27 shtete dhe territore të botës.

Në kryeqytetin kinez, ndërkohë, të hënën rrugët dhe stacionet e transportit publik sërish ishin thuajse krejtësisht të zbrazëta edhe tani që ka përfunduar sezoni i pushimeve të Vitit të Ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button