Spasovski u sqarua në lidhje me shfuqizimin e vendimeve të ministrit Çulev

Oliver Spasovski, kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut ka sqaruar vendimin e Qeverisë në lidhje me shfuqizimin e 89 vendimeve për punësim të Ministrit për punë të brendshme, Naqe Çulev, transmeton Portalb.mk.

Ai i konsideron emërimet e Çulevit si të paligjshme.

“Ligji për Qeverinë saktë parashikon se ministri i Punëve të Brendshme për këtë periudhë mund t’i ndërrojë 15 nëpunës në funksione drejtuese. Deri më tani, ministri Naqe Çulev i ka bërë 14 ndryshime, ndërsa me të 89-të vendimet tani më të shfuqizuara janë bërë ndryshime në pozita të shefave dhe drejtuese në MPB, që është në kundërshtim me Ligjin”, deklaroi Spasovski.

Ai theksoi se ministri i Punëve të Brendshme ka të drejtë për sistemime horizontale të kuadrove në shërbim, por jo edhe për ndryshime të strukturave drejtuese. Spasovski kërkoi që vendimi i Qeverisë të respektohet.

Ndryshe, Çulev, Ministri i punëve të brendshme në RMV ka reaguar pasi nga Qeveria i janë shfuqizuar rreth 89 vendime. Qeveria në seancën e mbrëmshme në Ohër ka miratuar vendim për shfuqizimin e 89 vendimeve për emërime të cilat i ka miratuar ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev më 6 dhe 7 shkurt të këtij viti.

LEXO: Ministri Çulev reagoi pasi Qeveria i shfuqizoi vendimet e tij
LEXO: Qeveria i ka shfuqizuar 89 emërime të ministrit të Brendshëm, Naqe Çulev

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button