Situata e tensionuar te Barça, Messi vendos një rekord të “zi” kundër Betis

Barcelona arriti të marr një fitore të vuajtur kundër Real Bertis në transfertë me rezultatin 2-3, transmeton OraNews.

Katalanasit fituan me përmbysje por ajo që ra në sy është fakti që Lionel Messi nuk arriti të shënoi edhe pse dha 3 asist. Ylli argjentinas regjistroi një rekord negativ. Kjo ishte ndeshja e 3-të rresht që Messi që nuk shënon në La Liga.

Seria negative e ndeshjeve pa gol në kampionat për 6-herë fituesin e Topit të Artë nisi me transfertën ndaj Valencias, vazhdoi me sfidën ndaj Levantes për të kulmuar me duelin e fundit ndaj Real Betis.

Duket se konflikti në distancë me drejtorin sportiv Eric Abidal dhe zërat për një largim të mundshëm të tijin nga Barcelona, kanë tensionuar yllin argjentinas i cili nuk është i qetë për të treguar potencialin që disponon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button