Ambasadorja amerikane në Shqipëri: 3 prioritet e mia në këtë detyrë

Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim përmes një video të shkurtër ka prezantuar veten, transmeton TopChannel.

“Jam shumë e nderuar që shërbej si Ambasadore e SHBA në Shqipëri! Le të njihemi më mirë!”, thotë ajo.

Ambasadorja shpjegon se gjatë mandatit të saj do fokusohet në 3 prioritete: “Do punoj për të thelluar marrëdhënien tonë në fushën e mbrojtjes që Shqipëria të bëhet aleate më e fortë dhe e aftë.

Do vijoj të nxis zhvillimin demokratik të Shqipërisë për të mbështetur përpjekjet tuaj për anëtarësim në BE,

E treta, do punoj për të nxitur eksportet dhe investimet e SHBA-ve në Shqipëri”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button