KE për Ligjin për prokurori: U vendos interesi kombëtar mbi të gjitha

Këshilli Evropian (KE) ka reaguar pas shenjave të para në lidhje me arritjen e ‘marrëveshjes’ për miratimin e Ligjit për prokurori publike në Kuvend, raporton MIA, transmeton Portalb.mk.

Me një postim në Fejsbuk, të një fotoje të tymit të bardhë që simbolizon arritje të marrëveshjes, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, dha sinjale se është arritur shumicë prej 80 deputetëve për ta miratuar ligjin.

Komisioni Evropian e ka përshëndetur kompromisin midis të gjitha partive politike për ligjin e Prokurorisë publike.

“KE është e njoftuar me progresin e shënuar në negociatat për ligjin për Prokurori publike gjatë kësaj fundjave dhe e përshëndet atë qe politikanët, në frymën e kompromisit e vendosin interesin kombëtar mbi të gjitha”, qëndron në reagimin e KE-së.

KE rikujton se miratimi i këtij ligji është “sinjal i rëndësishëm” në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.

Ligji për Prokurori publike, edhe pse nuk është kusht formal, sipas gjithë diplomatëve dhe përfaqësuesve të KE-së është faktor kyç për lehtësimin e vendimit për fillim të negociatave që duhet ta miratojnë shtetet anëtare deri në fund të marsit.

Nëse ligji nuk miratohet i madh është rreziku një apo më shumë vende anëtare ta shfrytëzojnë këtë si kundërshtim për bllokadë të re për fillim të negociatave.

Ndryshe, partitë opozitare Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët nuk do ta votojnë Ligjin për Prokurori, pasi që sipas tyre më këtë ligj po synohet amnistimi i kriminelëve.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka miratuar propozim-ligjin për Prokurori Publike për të cilën është vendosur që të dërgohet në Kuvend për miratim me procedurë të shkurtuar, njoftojnë nga Qeveria.

Propozim-ligji i miratuar, ashtu siç thonë nga Qeveria, është harmonizuar në procedurën paraprake në Kuvend dhe në të janë të përfshira zgjidhjet që sigurojnë funksionimin e parimit të sundimit të së drejtës në pajtueshmëri me vlerat evropiane me kushte të caktuara për korrektësi dhe barazi të palëve në procedurën gjyqësore.

“Zgjidhja e propozim-ligjit garanton se të gjitha proceset gjyqësore të cilat janë në kompetencë të Prokurorisë Speciale u ndahen prokurorive publike për ndjekje të mëtutjeshme penale në pajtueshmëri me kompetencat e tyre të caktuara me ligj që të marrin epilog gjyqësor përpara gjykatave kompetente, nëpërmjet procedurës profesionale dhe korrekte, të bazuar në prova.

E re në propozim-ligjin, sipas Qeverisë, është zgjedhja e prokurorit në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, i cili do të zgjidhet nga ana e Këshillit të Prokurorëve Publik pas votimit nga ana e të gjithë prokurorëve të Maqedonisë së Veriut. Për prokuror themelor publik në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Këshilli do ta emërojë kandidatin i cili do të marrë më së shumti vota nga kandidatët e paraqitur, të cilët i plotësojnë kushtet në pajtueshmëri të këtij ligji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button