Pse SASHK-u po bllokon vendimet e arsimtarëve?

Një mësimdhënës, për të marrë vendimin, që sipas Ligjit për arsimin fillor definohet si transformim i marrëdhënies së punës nga koha e caktuar në kohë të pacaktuar, duhet të plotëson kushtet e përcaktuara në Nenin 89 të Ligjit në fjalë, transmeton Portalb.mk.

Sipas Nenit 89, këta janë kushtet që duhet të plotëson një mësimdhënës për të marrë vendimin për punë:

– edukuesi ka përvojë pune më tepër se dy vjet në institucionin edukativo-arsimor të verifikuar nga ministria, me ndërprerje ose pa ndërprerje,

– edukuesi është në vend pune për të cilën kërkohet transformimi, i zbrazur në bazë të pensionimit, dorëheqjes, vdekjes ose bazave tjera dhe janë siguruar mjetet financiare,

– edukuesi i përmbush kushtet e parapara në normativin për edukues,

– punëdhënësi përcakton se ka nevojë të përhershme nga edukuesi dhe kjo nuk do të shkaktojë tepricë teknologjike,

-edukuesi e ka dhënë provimin profesional dhe

-është marrë pëlqimi për transformim të marrëdhënies së punës nga Ministria.

Kushtet, sa janë realizuar, do të verifikohen nga Komisioni i formuar nga Kryetari i Komunës. Ky komision duhet të ketë tre anëtarë: një anëtar të komunës, një nga Inspektoratit Shtetëror i Arsimit dhe një nga sindikata reprezentative e arsimit, pa e saktësuar se cili sindikalist dhe nga cila sindikatë do të jetë.

Këtë komision do ta udhëheqë Inspektorati shtetëror i arsimit, ndërsa mandati i komisionit është trevjeçar.

Sipas paragrafit (5), Neni 89, raporti përfundimtar duhet të nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e Komisionit. Por, nuk tregohet se çka do të ndodhë nëse njëri nga anëtarët e Komisionit nuk e jep pëlqimin.

Së fundmi, anëtari i Sindikatës për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) i emëruar në Komision ka refuzuar të jep pëlqimin për marrjen e vendimit nga arsimtari, me arsyetimin se arsimtari nuk është anëtarë i SASHK-ut.

Askund në Ligj nuk shkruan që mësimdhënësit për të marrë vendimin, duhet të jetë anëtar i ndonjë sindikate, e aspak anëtar i sindikatës nga vjen edhe anëtarë i Komisionit në fjalë.

Kështu ata bëjnë presion për t’u anëtarësuar në SASHK, që është edhe në kundërshtim me Nenin 1 të Statutit të SASHK-ut, ku theksohet se SASHK-u është sindikatë e pavarur e punëtorëve në të cilën vullnetarisht anëtarësohen punëtorët për të mbrojtur të drejtat.

Kështu, sindikatat gjithkund janë për mbrojtjen e të drejtave të arsimtarit, jo për të kundërtën. Ky duhet të jetë edhe roli i pjesëmarrjes së SASHK-ut në këtë Komision, të mbron të drejtat e arsimtarëve në Komision nga ndonjë shkelje e mundshme.

Problemet nuk ngelin vetëm këtu, përfaqësuesit e SASHK-ut paralajmërojnë se në rast anëtarësimi, nuk do të mund të largohen nga sindikata pa kaluar së paku 3 vjet.

Por, në Statutin e SASHK-ut, në Nenin 13 dhe 14 përmendet se është e pamundur largimi nga SASHK brenda 3 vjetëve, vetëm për anëtarët që kanë shfrytëzuar mbështetje financiare nga fondet e SASHK-ut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button