Pas 69 viteve u mbyll fabrika “Teteks”

Kombinati Sh.A. “Todor Cipovski – Merxhan”, gjegjësisht “Teteks”, pas thuajse 69 viteve ka ndaluar së punuari, njofton Portalb.mk.

Sot është mbyllur edhe fabrika konvesion, i cili i fundit punoi. Përpara një viti kanë ndaluar së punuari edhe fabrika trikotazh, ndërkaq muajin e kaluar edhe Tkajaçnica.

Pas punës 7-dekadëshe të këtij gjigantit të dikurshëm të tekstilit, mbylla ka qenë e pashmangshme.

Nga ana e organizatës sindikale Sh.A. “Teteks” thonë se edhe përskaj asaj që kombinati është mbyllur, janë respektuar të gjitha të drejtat e punëtorëve sipas marrëveshjes koletive.

Kombinati Teteks filloi me prodhimtari më 25 maj 1951. Në vitet dhe dekadat në vijim “Teteks” u rrit në gjigant të vërtetë tekstili në hapësirat e Jugosllavisë. Në vitin 1991 filloi transformimi i saj nga ndërmarrje shoqërore në shoqëri aksionare. Në vitet 1987-88, kombinati ka pasur 8.800 punëtorë në disa fabrike prodhimtarie dhe në rrjet të madh tregtar. Në dy dekadat e fundit, prej vitit në vit, për shkak të vështirësive në punë vazhdimisht është ulur numri i të punësuarve, gjë që erdhi edhe deri te mbyllja përfundimtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button