MPJ: Tre shtetas të Maqedonisë në kruzerin në Jokohama në gjendje të mirë shëndetësore

Tre shtetas të Maqedonisë të cilët ndodhen në anijen “Dajmond Princes” në portin në qytetin japonez Jokohama janë në gjendje të mirë shëndetësore, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme.

Kruzeri është në karantinë dyjavore në portin në Jokohama, pasi te një udhëtar që ka zbritur nga anija në Hong-Kong i është diagnostikuar koronavirusi i ri.

Nga MPj-ja   theksojnë se Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tokio ka realizuar komunikim të drejtpërdrejtë me tre shtetasit e Maqedonisë të cilët ndodhen në anijen “Diamond Princes” në Jokohama. Bëhet fjalë për dy burra dhe një grua, anëtarë të ekuipazhit.

Numri i rasteve me koronavirus në anije, e cila është në karantinë, është rritur në 130, lajmëruan mediat lokale, duke iu referuar burimit të Ministrisë japoneze të Shëndetësisë. Në anije ka rreth 3.700 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, transmeton MIA.

Nga koronavirusi deri më tani kanë vdekur 910 persona, prej të cilëve 908 në Kinë, ndërsa janë infektuar mbi 40.000 persona. Pjesa më e madhe e rasteve të vdekjes janë në qytetin kinez Vuhan, ku edhe filloi epidemia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button