KE kërkon sërish falje për komentet e Borrellit rreth “sindromës Greta”

Komisioni Evropian kërkoi sërish falje për komentet e shefit të politikës së jashtme, Josep Borrell, në lidhje me angazhimin e të rinjve në luftën kundër ndryshimeve klimatike.

Duke folur të mërkurën e kaluar në Bruksel, Borrell tha se dyshon në angazhimin e vërtetë të të rinjve në këtë drejtim dhe faktorin nxitës të tyre e quajti “sindroma Greta”.

Me këtë përshkrim, ai i u referua aktivistes 17-vjeçare suedeze, Greta Thunberg.

I përballur me presion, Borrell kërkoi falje të shtunën dhe tha se referenca e tij “e papërshtatshme” mund të jetë parë si ofendim për të rinjtë që i luftojnë ndryshimet klimatike, transmeton REL.

Por, përballë kritikave gjithnjë e në rritje, si në media sociale, ashtu edhe nga gazetarët, zëdhënësja e Komisionit Evropian u detyrua të përsërisë të hënën kërkimfaljen e Borrellit dhe tha se fjalët e tij kanë qenë “të papërshtatshme”.

Të gjithë komisionarët i mbështesin aktivistët e rinj që angazhohen për zvogëlimin e ndikimeve të ndryshimeve klimatike, tha zëdhënësja Dana Spinant.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button