Libri “Nga Bukureshti në Prespë” sjell kohën kur RMV-ja u etiketua si shteti “i robëruar”

Periudha kohore 2008-2018 kur Evropa Maqedonisë së Veriut ia vendosi epitetin si “shteti i robëruar” dhe që për zhvillimin e shtetit cilësohet si kohë e humbur është shndërruar në libër. Libri  “Nga Bukureshti në Prespë”  u promovua sot nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur” ku të pranishëm ishin një numër i madh i autorëve të librit, shkruan Portalb.mk.

“Maqedonia nga Bukureshti në Prespë” është një libër i bazuar në dëshmi. Përvoja, ngjarje dhe momente nga periudha kohore 2008-2018 kur në sytë e të gjithë botës Maqedonia u shpall si “shteti rob”, tekstet në këtë botim janë dëshmi, dhe shkrimtarët janë dëshmitarët të asaj kohe.

Sipas përfaqësuesit të Fondacionit “Shoqëri e Hapur”, nga ky libër nuk do të përfitojnë vetëm gjenerata e tanishme, por sidomos edhe ajo që do të vijë sepse sipas tij është e rëndësishme të dihen hapat nga të cilat ka ecur shteti.

“E rëndësishme dhe e mirë, e rëndësishme sepse shfaq një realitet shumë të rëndësishëm për të gjithë ne dhe besoj shumë që edhe gjeneratat e ardhshme do të kenë se çfarë të përfitojnë nga ky libër. Thashë i mirë sepse ka tekste të shkëlqyeshme nga autorë shumë të mirë të cilët në mënyrën më të mirë janë përkushtuar teksteve, pa asnjë intervenim tonin. Në momentin kur lexohet ky libër, të jep ndjenjën sikur jeni duke parë ndonjë film i cili është shumë interesant dhe mezi prisni të shihni epizodën tjetër, dhe pas gjithë këtij filmi në fund e kuptoni se edhe ju keni qenë pjesë e tija, sepse keni jetuar në atë kohë. Është e rëndësishme të ceket se në këtë libër ka ngjarje të treguara nga dëshmitarë të cilet nuk i keni dëgjuar më herët” theksoi Gordan Georgiev, anëtar i bordit udhëheqës të Fondacionit “Shoqëri e Hapur”

Fani Karanfilova nga i njëjti fondacion potencoi se ngjarjet e tilla të cilat kanë ndodhur në periudhën kohore 2008-2018 duhet të shkruhen në mënyrë që të njëjtat të mos përsëriten, ajo theksoi se në këtë libër ka tekste për të cilat askush asnjëherë nuk ka folur.

“Motivi për këtë libër ishte që ti shkruajmë ngjarjet e tmerrshme, në mënyrë që të njëjtat të mos përsëriten. Edhe pse në një distancë kohore, konsideruam se është shumë e rëndësishme të hedhim dritë, të mundohemi që të sigurojmë ngjarjet në formën më objektive të mundshme, të asaj që na ka ndodhur të gjithëve në dekadën e kaluar” tha Fani Karanfilova Panovska.

"Nga Bukureshti në Prespë".
“Nga Bukureshti në Prespë”.

Ndryshe, libri është mundësuar nga Fondacioni “Shoqëri e Hapur” në tre gjuhë, edhe atë maqedonisht, shqip dhe në gjuhën angleze. Autorët e të njëjtit janë: Vasko Magleshov, Katerina Bllazhevska, Ljupco Popovski Milka Smilevska, Vladimir Milçin, Biljana Bejkova, Sefer Tahiri, Meri Jordanovska, Sashka Cvetkovska, Mençe Atanasova, Dejan Azeski, Gordana Duvnjak, Iskra Novakovska dhe Nazim Rashidi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button