Operacion i inteligjencës politike hungareze-sllovene për rrëzimin e Marrëveshjes së Prespës

Portali slloven “necenzurirano.si” ka publikuar detaje për operacionin politiko-inteligjent në trekëndëshin Budapest-Lubjanë-Shkup. Ky hulumtim e konfirmon plotësisht pretendimet e Nova TV të publikuara më 8 maj 2018 me titull “Orban në aksion për të shpëtuar megafonët e Gruevskit“, transmeton Portalb.mk.

Vitet e fundit, udhëheqja politike hungareze, përmes një banke dhe ndihmësve sllovenë në Slloveni, po realizon një operacion të madh ndërkombëtar për inteligjencën politike dhe mbështetje të mediave të afërta me VMRO-DPMNE në Maqedoni. Qëllimi i këtij operacioni është rrëzimi i qeverisë së Zoran Zaevit dhe Marrëveshja e Prespës, marrëveshje kjo që i siguroi Maqedonisë anëtarësim në NATO, shkruan “necenzurirano.si“.

Në këtë operacion, rol kryesor luajnë pronarët e një rrethi të mediave hungareze të afërta me partinë e Janez Janshës, SDS, të financuar në atë kohë nga kompani nga rrethi i ngushtë i kryeministrit hungarez Viktor Orban. Portali slloven publikoi që ata kishin pranuar dokumente, të dhëna dhe informacione nga disa vende në redaksinë e tyre. Dokumentet, sipas portalit, dëshmojnë se të paktën tre kompani, të lidhura ngushtë me partinë hungareze në pushtet Fides, kanë bërë të paktën katër milion euro në një fazë të funksionimit që nga gushti i vitit 2018, nga të cilat – 1.5 milion euro në dërgesa nga burime hungareze kanë mbetur në Slloveni, ndërsa 2.5 milionë euro të tjera ka shkuar në Maqedoni.

Por financimi i mediave të afërta me  Janshën, nuk është objektivi i vetëm i dërgesave hungareze nga Sllovenia, zbulojnë dokumentet. Në vitin 2018, 2.5 milionë euro nga Hungaria janë deponuar në Maqedoni përmes një llogarie në “Unikredit Sllovenia” nga Peter Shac, kryetar i bordit menaxhues të “Nova TV24” nga Sllovenia dhe një prej ndërmarrësve hungarezë që kontrollojnë mediat e partisë opozitare SDS të Janshës.

Foto: necenzurirano.si
Foto: necenzurirano.si

Të dhënat tregojnë se Sllovenia ishte si trampolinë në dërgimin e parave hungareze në Maqedoni. Këtë e kanë përdorur pronarë të mediave hungareze nga rrethi i SDS për të blerë dhe financuar media që e favorizojnë VMRO-DPMNE. Në fakt, bëhet fjalë për financimin e veprimtarisë politike në Maqedoni, shkruan “necenzurirano.si”.

Hungarezët e Orbanit i kanë rritur investimet e tyre financiare në Maqedoni në pranverën e vitit 2018, kur kryeministri Zoran Zaev dhe ish-kryeministri grek Alexis Tsipras negociuan për marrëveshje për riemërtimin e vendit në Maqedonia e Veriut. Marrëveshja u nënshkrua në qershor të vitit 2018 që ishte kusht për pranim të vendit në NATO. Në atë kohë, Maqedonia ishte nën presion nga protestat e mbështetësve të VMRO-DPMNE-së, të cilët dëshironin ta rrëzojnë Zaevin për shkak të marrëveshjes. Sipas burimeve “të necenzurirabi” (“e pacensuruar”), dërgesat hungareze po intensifikohen përsëri tani kur po afrohen zgjedhjet e planifikuara për 12 Prill. Transaksionet përsëri po realizohen përmes Sllovenisë.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras pas nënshkrimit të marrëveshjes së emrit me Greqinë, më 17 qershor në Prespë

Sipërmarrësit hungarezë të lidhur me SDS të Janshës, përmes sistemit financiar Slloven, po marrin pjesë në një operacion me të cilin ekipi i Orbanit punon drejtpërdrejt kundër zgjerimit të NATO-s dhe interesave të shumicës së shteteve anëtare të BE-së dhe politikës së jashtme zyrtare të Sllovenisë, shkruan ” necenzurirano.si “. Përkundrazi, pretendojnë mediat, operacioni është në interes të Rusisë, e cila është thellë e përfshirë në situatën në Maqedoni në fushën e inteligjencës dhe parandalimin e integrimit të Maqedonisë në NATO.

Lideri i SDS Janez Jansha i di shumë mirë të gjitha këto. Ai rregullisht është takuar me kryeministrin hungarez Viktor Orban dhe zyrtarë të lartë të VMRO-DPMNE. Mediat e afërta me SDS, të cilat përndryshe nuk i kushtojnë shumë vëmendje punëve të jashtme, i kanë kushtuar një hapësirë për habit shumë të madhe për Maqedoninë, duke shkruar kritika ndaj qeverisë së Zaevit në krahasim me politikën zyrtare të Sllovenisë në përputhje me shumicën dërrmuese të vendeve të tjera të BE-së mbështeti integrimin e Maqedonisë. Ata e  mbështetën Maqedoninë e Veriut në rrugën më të shpejtë të mundshme për në NATO dhe BE. Pjesë e këtij “rrjeti gazetaro-inteligjent” është gazeta “La Verita” dhe gazetari Gajser që shkroi për çështjen e “Reket”.

Takimi në Ohër

Operacioni fillon me një takim në Ohër në 29 Shtator 2017 kur Orban dhe Jansha, në një drekë zyrtare pune me Gruevski, shprehën mbështetje për VMRO-DPMNE përpara zgjedhjeve lokale në Maqedoni. Por në prapavijë, ata padyshim veç po bënin plane të tjera. Vetëm tre ditë më parë, më 26 shtator, sipërmarrësi hungarez Agnes Adamik, i cili është bashkëpronar i “Nova TV24” me bashkëpronarët e tij të SDS, e themeloi “Adamik Media” në Shkup për të blerë media maqedonase. Në të njëjtin muaj, Peter Shats e lansoi portalin në internet “Ripost” në Maqedoni. Pronari origjinal i domenit të portalit propagandistik maqedonas është kompania “Sh-Shac” me bazë në Lubjanë, “R-Post-R”. Kjo është në pronësi të “Nova Obzorja”,  botuesi i “Demokratija”, gazetë e partisë SDS.

Në më pak se një vit, sipërmarrësit hungarezë janë bërë pronarë zyrtarë të më shumë se dhjetë mediave elektronike, të shtypura dhe të rrjetit në Maqedoni. Peter Shatc filloi blerjen, ndërsa nga viti 2018 Agnes Adamik e ka drejtuar këtë biznes. Paratë hungareze për këto projekte kanë ardhur gjithmonë nga Sllovenia – përmes llogarive bankare në “Unicredit” të hapura nga Shatc dhe Adamikova në Lubjanë.

Trekëndëshi Budapest – Lubjanë – Shkup

Foto: necenzurirano.si
Foto: necenzurirano.si

Qendra e dërgesave në Maqedoni ishte Sllovenia. Më 11 Prill 2018, gati dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Slloveni, Adamik së pari pagoi 400,000 euro nga Hungaria kompanisë së tij në Lubjanë. Në të njëjtën ditë, Adamik Media me qendër në Shkup ka pranuar 175,000 euro të tjera. Menjëherë pas kësaj, ajo bleu tre media në Maqedoni që ishin të përfshirë në përpjekje për rrëzimin e qeverisë atje, shkruan ” necenzurirano”. Adamikova përfundoi blerjen e saj të fundit të “LD Pres” në Shkup më 9 maj 2018. Dy ditë më vonë u mbajt kongresi zgjedhor i SDS në Celje kur për vizitë ishin Orban dhe presidentin e ri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski. Kjo ishte vazhdim i një sërë takimesh të Janshës me miqtë politikë. Në shkurt 2018, ai u takua me Mickoskin në Lubjanë.

“Ky ndryshim paksa i dhunuar i emrit në Maqedoni mund të dëshmohet se ka çmim shumë të lartë,” tha Jansa pas takimit. Në atë kohë, operacioni në Maqedoni tashmë po zhvillohej përmes Sllovenisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button