Policia Financiare: Prezantuesja Lilla Filipovska nuk ka paguar tatim për 260.000 euro

Policia Financiare ka dorëzuar padi penale deri te Prokuroria Publike kundër prezantueses Lilla Filipovska për fshehje të tatimit. Filipovska ngarkohet se në periudhën prej 21.06.2017-të deri më 07.07.2017, llogarinë personale bankare tre herë ka marrë mjete në para me vlerë të përgjithshme prej 16.095.600 denarë (260.000 euro), njofton Portalb.mk.

Paratë janë paguar nga Shoqëria për Ndërtim dhe Inxhinieri “Dan Mal” Shkup, sipas bazës së nënshkrimit të marrëveshjes për përgatitje të projektit për asociacionin internacion për mbrojtje të të drejtave të njeriut.

“Paratë që janë paraqitur se janë realizuar si të ardhura, i ka tërhequr të gjitha të gatshme për veten e saj, pa i paraqitur në fletëparaqitjen vjetore për vitin 2017-të deri te Drejtoria e të Ardhurave Publike. Nuk ka llogaritur dhe nuk ka paguar tatim personal të të ardhurave në lartësi prej 1.788.398 denarë (29.000 euro), për të cilën vlerë e ka dëmtuar Buxhetin e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në kumtesën e Policisë Financiare.

Padia penale vjen pasi që deri tek ata është dorëzuar paraqitje nga Shoqëria për Ndërtim dhe Inxhinieri “Dan Mak” Shkup dhe personat E.N. dhe D.N. Pronarëve të ndërmarrjes Filipovska u ka premtuar se me kontributin në projektin për asociacionin internacional për mbrojtje të të drejtave të njeriut, do t’u sigurojë donacione prej 3.5 milionë euro.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.

Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.

Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.

Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button