Xhaferi: 16 shkurti, dita e fundit për shpërndarje të Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i është drejtuar Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve që të deklarohen se cili është afati optimal për shpërndarje të Kuvendit që të respektohen të gjitha procedurat dhe afatet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 12 prillit, njofton Portalb.mk.

Përgjigja e KSHZ-së, sipas Xhaferit, ka qenë se ajo duhet të jetë 55 ditë përpara zgjedhjeve që do të thotë se Kuvendi mund të shpërndahet më së voni deri më 16 shkurt.

“Përgjigja e tyre është që afati optimal është 55 ditë prej ditës së votimit, që do të thotë se në votimi duhet të jetë në ditën e 56-të”, tha Xhaferi.

Në Lidhje me Ligji për Prokurorinë Publike, Xhaferi tha se ky ligj dhe ligji për Këshillin e Prokurorëve Publik janë të vendosur në rend ditë ne ora 17:00.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka miratuar propozim-ligjin për Prokurori Publike për të cilën është vendosur që të dërgohet në Kuvend për miratim me procedurë të shkurtuar, njoftojnë nga Qeveria.

Propozim-ligji i miratuar, ashtu siç thonë nga Qeveria, është harmonizuar në procedurën paraprake në Kuvend dhe në të janë të përfshira zgjidhjet që sigurojnë funksionimin e parimit të sundimit të së drejtës në pajtueshmëri me vlerat evropiane me kushte të caktuara për korrektësi dhe barazi të palëve në procedurën gjyqësore.

“Zgjidhja e propozim-ligjit garanton se të gjitha proceset gjyqësore të cilat janë në kompetencë të Prokurorisë Speciale u ndahen prokurorive publike për ndjekje të mëtutjeshme penale në pajtueshmëri me kompetencat e tyre të caktuara me ligj që të marrin epilog gjyqësor përpara gjykatave kompetente, nëpërmjet procedurës profesionale dhe korrekte, të bazuar në prova.

E re në propozim-ligjin, sipas Qeverisë, është zgjedhja e prokurorit në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, i cili do të zgjidhet nga ana e Këshillit të Prokurorëve Publik pas votimit nga ana e të gjithë prokurorëve të Maqedonisë së Veriut. Për prokuror themelor publik në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Këshilli do ta emërojë kandidatin i cili do të marrë më së shumti vota nga kandidatët e paraqitur, të cilët i plotësojnë kushtet në pajtueshmëri të këtij ligji.

Grupi i deputetëve të pavarur në parlamentin e RMV-së, që ishin nga VMRO-DPMNE-ja, për ta mbështetur miratimin e ligjit të Prokurorisë, dje kërkoi dispozitë ligjore mbi të cilën Prokuroria nuk do të mund të ngrit akuzë mbi bazën e dëshmive që burojnë nga përgjimet e paligjshme, u shprehën ata përmes kumtesës lëshuar mediave.

Për të dhënë votën e tyre për miratimin e propozim-Ligjit për Prokurorinë Publike, ata gjithashtu kërkojnë abrogimin e procedurës gjyqësorë mbi rastet e speciales Talir 1 dhe Talir 2, për të cilën akuzohen funksionar të VMRO-DPMNE-së mbi dyshimet për financim jo ligjor të partisë.

Atyre iu pranua kërkesa lidhur me zgjedhjen e prokurorit për Krim të organizuar dhe korrupsion të lartë, gjegjësisht që të zgjedhet me votat nga të gjithë prokurorët në vend.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev përmes një kumtese tha se është arritur një bazë e mirë për miratimin e Ligjit dhe se ligji siguron drejtësi pa amnisti të fshehura dhe konfirmon të ardhmen evropiane për të gjithë qytetarët.

Me një postim në Fejsbuk, të një fotoje të tymit të bardhë që simbolizon arritje të marrëveshjes, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, dha sinjale se është arritur shumicë prej 80 deputetëve për ta miratuar ligjin.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi porositi se nuk ka nevojë për tensione në dhomën ligjvënëse para zgjedhjeve. Paralajmëroi se Ligji për PP-në do të vendoset në seancë para shpërndarjes së parlamentit të mërkurën, nëse deri atëherë dorëzohet propozim i harmonizuar.

“Edhe deri në ora 23:00 në datën 12-të të vijë propozimi i harmonizuar ka mundësi procedurale që ky propozim të shndërrohet në ligj. Është e pakontestueshme, por në fund të mandatit para shpërbërjes së Kuvendit, vetëm të hapet seancë, ndërsa propozim i paharmonizuar edhe të shndërrohet në teatër, këtë nuk e kam për qëllim. Nuk ka nevojë nga një situatë e këtillë e tensionuar para shkuarjes në zgjedhje”, deklaroi Xhaferi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button