Lodhja dhe dobësia nuk janë simptomat e vetme: Kontrolloni nëse keni mungesë të hekurit në gjak

Sipas disa indikacioneve, çdo e pesta grua në botë me hyrjen në pubertet përballet me mungesën e hekurit në gjak. Për disa kjo është për shkak se shumë të rinj fillojnë me dieta, ndërsa për të tjerët janë ciklet menstruale të bollshme, shkruan Panacea.

CILAT JANË SIMPTOMAT

Lodhja dhe dobësia, dhimbjet e kokës, lodhja, dhimbja në gjoks dhe lëkura e zbehtë janë vetëm disa nga shenjat që nuk duhet t’i anashkaloni. Por nuk janë të gjitha. Ajo që duhet të dini është se ka disa shenja më pak të çuditshme që trupi i dërgon, që tregojnë për mungesë hekuri, dhe shpesh kanë të bëjnë me sëmundje të tjera.

E rëndësishme është të dini se mungesa e hekurit nuk duhet të trajtohet sipas dëshirës tuaj. Nëse dyshoni se vuani nga anemia, kontaktoni mjekun.

.

ÇFARË NDODH NË TË VËRTETË

Për pasojë, nëse trupi nuk ka hekur të mjaftueshëm për të prodhuar hemoglobinë, ai nuk merr oksigjenin që i nevojitet dhe prodhon më pak qeliza të kuqe të gjakut, gjë që mund të çojë në probleme serioze shëndetësore.

  • Ënjtja e gjuhës

Nëse ndjeni që gjuha juaj është e lëmuar, si të ishte prej qelqi, dhe se është e enjtur deri në atë pikë sa të keni probleme me gëlltitjen, dhe nuk keni ndjesi për shije, me siguri bëhet fjalë për glositin atrofik, domethënë inflamacionin atrofik të gjuhës, që paraqitet gjatë anemisë.

  • Nevoja për të ngrënë shkumës ose baltë

Nevoja e shpeshtë për produktet jo ushqimore si balta, shkumësi është shenjë e dukshme e mungesës së hekurit. Në mjekësi kjo dukuri quhet çrregullimi Pika.

  • Flokët u bien shumë

Stresi, kontracepsioni oral, problemet me gjëndrën tiroide, kujdesi i dobët ndaj flokëve janë vetëm disa nga arsyet që mund të sjellin rënien e flokëve. Por arsye mund të jetë edhe mungesa e hekurit.

  • Thonjtë e thyeshëm

Thyerja e thonjve mund të tregojë për anemi. Kjo simptomë pasohet nga dukja e thonjëve në formën e një luge, dmth vetëm një pjesë e vogël e thonjëve është ngjitur me gishtat, ndërsa pjesa tjetër është e shkëputur. Shkoni menjëherë për kontroll te mjeku për nivelin e hekurit në gjak.

  • Jeni shpesh të sëmurë

Ftohjet e shpeshta mund të shkaktohen nga mungesa e hekurit. Sistemi imunitar vështirë se mund të funksionojë mirë nëse qeliza e gjakut tregojnë për shenja të anemisë. Oksigjeni nuk arrin në pjesët “e sulmuara” të trupit siç janë shpretka dhe nyjet limfatike, kështu që nuk mund të krijohen qelizat e bardha të gjakut. Niveli i ulët i hekurit gjithashtu i dobëson edhe qelizat e bardha të gjakut ekzistuese për të njëjtën arsye.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button