Tetovë, u vendos gur-themeli i pishinës së mbyllur

Sot në Tetovë, në Qendrën sportive u vendos gur-themeli i pishinës së mbyllur. Pishina pritet të jetë gati për një vjet e gjysmë dhe do të kushtojë rreth 43 milionë denarë. Ky është projekt i financuar nga Agjencia për Rini dhe Sport për ndërtimin e 14 objekteve të tilla, njofton Portalb.mk.

Pishina do jetë 25 metra e gjatë dhe 9 metra e gjerë.

“Qëllim është të zvogëlohen ndikimet e dëmshme te fëmijët tanë, siç janë skolioza, deformitete, rritje të peshës në trup, të cilat para së gjithash me not si sport mund të shmangen”, tha Darko Kaevski, drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport.

Tetovë, u vendos gur-themeli i pishinës së mbyllur

“Kam kënaqësi të madhe pasi fillojmë nga komuna e Tetovës, shpresoj se ditët e ardhshme edhe pesë qytetet tjera do të fillojnë me ndërtimin e fazës së parë, e pastaj edhe tetë pishina. Qeveria tregoi se vend të rëndësishëm merr sporti në agjendën e Qeverisë”, tha kryeministri teknik, Oliver Spasovski.

Tetovë, u vendos gur-themeli i pishinës së mbyllur

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button