Qyteti i Shkupit do t’ju japë deri në 1.200 denarë për pastrues oxhaku

Qyteti i Shkupit vazhdon me ndarjen e subvencioneve për pastrimin e oxhaqeve, me qëllim të uljes së ndotjes së ajrit, njofton MIA.

Për këtë qëllim, Qyteti i Shkupit e shpalli Thirrjen publike për subvencionimin e amvisërive dhe subjekteve tjera të rajonit të Qytetit të Shkupit për pastrimin e oxhaqeve për vitin 2020.

“Me këtë thirrje, Qyteti i Shkupit do të kompensojë një pjesë të shpenzimeve të qytetarëve dhe të subjekteve tjera për pastrimin e oxhaqeve, në neto vlerë më së shumti deri në 1.200 denarë, ndërsa në thirrjen publike mund të marrin pjesë persona fizikë dhe publikë vendbanimi i të cilëve, gjegjësisht është seli e rajonit të Qytetit të Shkupit. Viteve të fundit subvencionimi ishte në vlerë prej deri në 1.000 denarë”, kumtoi sot nga Qyteti i Shkupit.

Subvencionet vlejnë edhe për oxhaqet e pastruara nga 01.01.2020, ndërsa Thirrja publike zgjatë në konkludim me 30.11.2020 dhe do të realizohet sipas parimit “i pari i ardhur i pari i shërbyer”, gjegjësisht deri në realizimin e mjeteve të parapara për këtë qëllim me Buxhetin e Qytetin e Shkupit për vitin 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button