Sonte për herë të 92-të do të ndahen çmimet Oskar, Maqedonia e nominuar me “Tokë mjalti”

Në Los Anxhelos sonte do të mbahet ndarja e 92-të e çmimeve Oskar, ndërsa më së shumti nominime, madje 11, ka filmi “Xhoker”, i regjisorit Tod Filips.

Madje dy çmime prestigjioze, që i ndan Akademia amerikane për art filmik dhe shkencë, mund t’i takojnë edhe filmit dokumentar nga Maqedonia e Veriut, “Toka e mjaltë”, i regjisorëve Tamara Kotevska dhe Lubomir Stefanov.

Hatixhe Muratova nga Tokë mjalti – Foto: Anadolu Agency

Krahas “Xhokerit”, edhe tetë filma garojnë në kategorinë për realizim më të mirë në vitin 2019. Si kundërkandidat më serioz i filmit “Xhoker” është filmi “1917” i regjisorit britanik, Sem Mendez, me 10 nominime.

Kjo dramë ushtarake në ndarjen e sivjetshme të çmimit BAFTA është shpërblyer me çmimin për film më të mirë.

Mes favoritëve kryesorë për statujën më prestigjioze është edhe oda nostalgjike e Kventin Tarantinos për ditën e fundit të Holivudit të vjetër “Ishte një herë në…..Holivud”, me 10 nominime.

Gjashtë nominime ka filmi jugokorean “Parazit”, i regjisorit Bong Xhu-Ho.

“Irlandezi (Irishman) mundet Martin Skorezes t’i sjell edhe një statujë për regjisor më të mirë, pasi në vitin 2007 e fitoi çmimin për regjinë e filmit “I ndjeri”. Ky njëheri është nominimi i nëntë i Skorezes në kategorinë regjisor më i mirë.

Kur bëhet fjalë për çmime individuale, pothuaj e sigurt është se Rene Zelveger dhe Hoain Finiks do ta fitojnë çmimin për aktore, respektivisht aktor më të mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button