Në Podgoricë u mbajt protesta e dytë për ndërrimin e Gjukanoviqit

Në Podgoricë mbrëmë u mbajt protesta e dytë politike që e organizon Grupi i qytetarëve “Kthesë” (P)re(okret), nga i cili kërkohet zgjedhje korrekte dhe dorëheqje nga presidenti Milo Gjukanoviq.

Gazeta “Vijesti” thekson se demonstruesit kërkojnë edhe tërheqjen e Ligjit kontestues për lirinë e religjionit.

Pjesëmarrësit në protestë, të cilat organizohen nën parrullën “Duhet të largohet”, së pari u mblodhën para ndërtesës së presidentit të Malit të Zi dhe më pas u nisën në marsh, transmeton “Vijesti”.

Kërkesën kryesore që Gjukanoviq të japë dorëheqje, organizatorët ia dorëzuan që të mërkurën, në protestën e parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button