RMV, policia ka gjetur 26 emigrantë në një automjet

Në rrugën magjistrale Kumanovë-Kriva Pallankë mbrëmë rreth orës 21:00 në automjetin transportues “DAF” dhe gjysmërimorkio me targa të Shkupit, policia ka gjetur 26 emigrantë, të gjithë nga Bangladeshi, nga të cilët tetë ishin minorenë.

Siç informuan sot nga MPB-ja, automjeti transportues ishte i drejtuar nga S.N. (83) nga Radovishi.

Shoferi dhe emigrantët janë arrestuar në SPB Kumanovë për procedurë të mëtejme dhe më pas emigrantët janë dërguar në Qendrën tranzit Tabanoc.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button