Irani prezantoi raketën e re balistike “Raad-500”

Autoritetet e Iranit prezantuan raketën e re balistike dhe mbajtësin e satelitëve të gjeneratës së re “Raad-500”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Raketat “Raad-500” janë predha balisitke të tipit tokë-tokë dhe janë raketat e para trupin e të cilave forcat iraniane e kanë bërë nga një përzierje e fibrave dhe karbonit.

Televizioni shtetëror i Iranit raportoi se gjatë prezantimit të raketave të reja iraniane, të pranishëm kanë qenë komandanti i Gardës Revolucionare Huesyin Selami dhe komandanti i forcave ajrore Emirali Hajizade.

Raketa balistike “Raad-500” peshon 2 tonë dhe ka rreze veprimi prej 500 kilometrash.

Kjo është shumë më e lehtë dhe ka rreze veprmi dyfish më të madhe nga raketa e prezantuar më parë me trup prej metali “Fatih-110”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button