Ushtria pakistaneze shpëtoi dy alpinistë të huaj nga maja e 12-të më e lartë në botë

Ushtria e Pakistanit ka shpëtuar dy alpinistë të huaj të bllokuar në vargmalin lindor Karakoram në Himalaje, njoftoi ushtria të dielën, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Pilotët e Aviacionit të Ushtrisë së Pakistanit shpëtuan dy alpinistë të huaj, Z. Donald Allen Bowie (SHBA) dhe Znj. Lotta Henriikka Nakyva (Finlandë) nga Broad Peak, akullnajat Baltoro … pjesë e një Ekspedite Ndërkombëtare Dimërore në përpjekje për t’u ngjitur në Broad Peak, por u bllokuan në rrugë për shkak të sëmundjes”, tha krahu mediatik i ushtrisë për Marrëdhëniet me Publikun (ISPR).

Broad Peak, i njohur gjithashtu si K-3, maja e 12-të më e lartë në botë, me lartësi 8.051 metra, ndodhet në vargun Karakoram, rreth 8 kilometra nga K-2.

Rajoni i akullnajave Siachen, i njohur si fushëbeteja më e lartë në botë, ndodhet në vargmalin lindor të Karakoramit në Himalaje, i vendosur pranë kufijve të Pakistanit, Indisë dhe Kinës.

Çdo vit, alpinistë të huaj vizitojnë rajonin, të quajtur edhe “parajsa e alpinistëve”, pasi pesë nga majat më të larta se 8.000 metra në botë janë të vendosura në rajonin verior Gilgit-Baltistan të vendit, duke përfshirë K-2, majën e dytë më të famshme në botë.

Vitin e kaluar, dy alpinistë britanikë të bllokuar në afërsi të majës Koyo Zom në rrethin Chitral u tërhoqën nga ushtria e Pakistanit.

Koyo Zom, maja më e lartë në vargmalin Hindu Raj me një lartësi mbi 6.700 metra, ndodhet midis vargjeve Hindu Kush dhe Karakoram në kufirin e provincave Khyber Pakhtunkhwa dhe Gilgit-Baltistan.

Në vitin 2018, alpinistja franceze Elisabeth Revol u shpëtua nga Nanga Parbat, pasi u bllokua atje ndërsa përpiqej të arrinte majat.

Nanga Parbat, i njohur gjithashtu si “Mali Vrasës”, mali i nëntë me i lartë në botë me një lartësi prej 8.126 metrash, gjendet në vargmalet e Himalajeve. Askush asnjëherë nuk është ngjitur në dimër.

Të mërkurën e kaluar, qeveria franceze dha medalje për pilotët e Aviacionit të Ushtrisë Pakistane që shpëtuan Revol-in.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button