Japonia me sukses lançoi satelit zbulimi për inteligjencën ushtarake

Autoritetet japoneze kanë lançuar një satelit optik zbulimi në hapësirë ​​që do të shërbejë në aktivitetet e inteligjencës ushtarake, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sateliti është lançuar nga Baza Ajrore në Tengashima dhe ka arritur me sukses në pozicionin e planifikuar në orbitë.

Agjencia e lajmeve Kyodo raportoi se sateliti është hedhur duke përdorur raketën H2A të zhvilluar nga Agjensia Japoneze Hapësinore (JAXA) dhe kompania Mitsubishi.

I njëjti burim raportoi se ky është lançimi i 35-të i suksesshëm përmes kësaj rakete.

Lançimi i sotëm ishte planifikuar fillimisht për 28 janar, por është vonuar për shkak të një defekti teknik.

Japonia ka gjithsej shtatë satelitë të inteligjencës ushtarake në orbitë, përfshirë pesë radarë dhe dy satelitë optikë.

Sateliti optik i fundit i lançuar do të monitorojë aktivitetet e impjanteve raketore në Korenë e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button