RMV, nuk ka kush të lexojë dhe të hetojë në bazë të raporteve të revizorit

Gjithsej 56 raporte të Revizonit të institucioneve nga 2016 deri në 2018 janë në sirtarët e organeve hetimore. Auditori kryesor i shtetit shpreson që së shpejti do të pranojë përgjigje për atë se ka janë procedurat lidhur me to. Ndërkohë, analistët thonë se ky qëndrim është për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe aftësive për t’u përballur me korrupsionin dhe krimin financiar në institucione, shkruan REL, njofton Portalb.mk.

Janë blerë pajisje mjekësore që nuk përdoren në spitale, janë paguar pensione për persona të vdekur, institucionet që i shkelin ligjet si dyshim për para të përvetësuara janë pjesë e vërejtjeve të auditorëve që ata i raportojnë në prokurori dhe polici.

Por çfarë ndodh me raportet e revizionit, nëse ka veprime në bazë të tyre dhe deri ku janë procedurat në bazë të tyre – nuk ka informacione.

Në periudhën nga 2016 deri në 2018, Enti shtetëror i revizionit ka dërguar gjithsej 42 raporte në Prokurorinë Publike, 8 në Komisionin kundër korrupsionit, 4 në Ministrinë e punëve të brendshme dhe 2 në Policinë financiare.

Drejtori i ri i Entit për Revizion, Maksim Acevski, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë që shpreson se në periudhën e ardhshme të pranojnë informacione për atë se çka në fakt është bërë me raportet e revizionit, në të cilat ka indikacione për vepër penale ose kundërvajtëse.

“Nga Prokuroria publike ka raporte individuale, por për pjesën më të madhe nuk ka asnjë informacion kthyes”, thotë Acevski.

Ai thotë në një bisedë me Prokurorin e Shtetit, Ljubomir Joveski kishte marrë premtim se së shpejti do të pranojë përgjigje dhe se kishin diskutuar edhe për problemet në prokurori me të cilat ata përballen gjatë punës.

“Ne nuk mund tërë fajin t’ia hedhim vetëm prokurorisë, por thjesht kur flasim për trajtimin e përgjithshëm të raporteve të revizionit duhet të shikojmë gjendjen e tyre, në çfarë kushte janë dhe çfarë mjete financiare kanë dhe nëse kanë burime të mjaftueshme njerëzore për të qenë në gjendje të arrijnë afatet e raporteve të revizionit. Mendoj se kjo çështje duhet të shqyrtohen në nivel më të lartë për të krijuar kushte të mjaftueshme që të gjithë të mund të veprojnë”, thotë Acevski.

Prej vitesh, Enti shtetëror i revizionit në raportet e veta rregullisht ka vënë në pah parregullsi në shpenzimin e parave, por institucionet tjera rrallë e kanë ndëshkuar autorin. Një nga arsyet për qëndrim  të tillë është mungesa e vullnetit politik për të vendosur rend dhe rregull në institucione dhe për të luftuar korrupsionin, thotë Slagjana Taseva e Transparensi Interneshënëll.

“Një nga ato institucione që pranon raportet është Parlamenti. Ai duhet t’i ngarkojë institucionet e tjera që të veprojnë në bazë të raporteve të auditimit, por kjo bëhet. Pra, para së gjithash Parlamenti nuk vepron, ndërsa auditori shtetëror me ligj i paraqet raport Parlamentit”, thotë Taseva.

Ajo mendon se problemi më i madh është mungesa e aftësive dhe njohurive në organet hetimore.

“Ato institucione nuk dinë çfarë të bëjnë me ato raporte. As Prokuroria nuk ka kapacitet për të analizuar një raport të auditorit në atë pikë që ka ndonjë indikacion ose dyshim për paligjshmëri të shpenzimit të parave publike. Aso kapaciteti u mungon edhe të tjerëve. Vetëm policia financiare mund të veprojë sepse si nga profesioni ashtu edhe nga funksioni është disi më e dedikuara për hetimin e krimit financiar, megjithëse ato raporte nuk janë gjithmonë të lidhura vetëm me krimin financiar ”, thotë Taseva.

Sipas saj, problemi kryesor është mungesa e vullnetit politik, ose mungesa e pavarësisë së atyre institucioneve. Nëse ato raporte të auditimit kanë të bëjnë me institucione që kanë ministra, të cilët janë pjesë e politikës, askush nuk lejon që ato raporte të hetohen më thellë, për të verifikuar pretendimet në ato raporte, thotë Taseva. Ky rreth vicioz me dekada i lë raportet e auditimit vetëm si një copë letër që në fund nuk ka përfundim ligjor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button