Në kryeqytetin belg u anuluan 60 fluturime për shkak të stuhisë

Kompanitë ajrore kanë anuluar 60 fluturime në Aeroportin e Brukselit për shkak të stuhisë “Ciara” që ka përfshirë Belgjikën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erërat e forta me shpejtësi deri në 110 kilometra në orë kanë shkaktuar pengesa dhe kompanitë e fluturimeve, përfshirë British Airways, Lufthansa dhe KLM kanë anuluar 60 fluturime në kryeqytetin belg, njoftuan autoritetet e aeroportit.

Autoritetet thanë se erërat e forta do të ndikojnë negativisht në uljet dhe ngritjet e avionëve dhe se udhëtarët mund të informohen mbi fluturimet përmes faqes së internetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button